Çimento vetë-shëruese, riparimi automatik përmes baktereve
Ura, tunele dhe struktura të tjera inxhinierike civile mund të shndërrohen në më të sigurta falë vetë riparimit që po zhvillohet si pjesë e një projekti kërkimor europian.Inxhinierët në Univerisitetin e Ghent, në Belgjikë kanë marrë rolin kryesor në punën pionere. Një person nga skuadra, Elke Gruyaert, shpjegon procesin: Cimento mbushet me polimerë super thithës. Kështu që kur një plasje shfaqet, uji futet brenda dhe polimerët super thithës e enjtën dhe bllokojnë çarjen për të marrë me shumë ujë brenda.Polimeret shtohen ndaj miksit të çimentos. Sapo është e tharë, kërkuesit e çajnë për të parë se si funksionon. Më pas ata përcaktojnë sjelljen e saj mekanike, padepërtueshmërinë dhe durueshmërinë.Brenda Debbaut, një inxhinier industrial në Universitetin e Ghent, thotë se rezultatet janë evidente shumë shpejt. ‘Nëse një krisje e vogël fillon të shërohet menjëherë, atëherë nuk ka asnjë risk se mund të bëhet më e madhe. Kështu që struktura totale nuk do të pësojë riskun e të shkatërruarit. Ne duam ta ndalojmë problemin përpara se të jetë i madh mjaftueshëm.’Shkencëtarët që po punojnë në këtë projekt të mbështetur nga Europa, mendojnë se këto polimere elastike mundet me të vërtetë të mbrojnë strukturat që mbajnë ngarkesa dinamike dhe mekanike. Në ura dhe tunele edhe krisjet shumë të vogla mund të shndërrohen në dëmtimet potencialisht të rrezikshme.Nele de Belie, drejtor teknik i Laboratorit Magnel për kërkimin e çimentos thotë se padepërtueshmëria është faktori kyc. ‘Ju nuk do të keni çimenton e shëruar të fuqizuar plotësisht. Është e forte ashtu sic është. Ajo që ju dëshironi është të rifitoni ngushtësinë likuide dhe padepërtueshmërinë, në mënyrë që durueshmëria të qëndrojë ende sic duhet’.Ka gjithashtu produkte të tjera biologjike që mund të përdoren për të ndihmuar çimenton të riparojë veten. Në universitetin Delft të Teknologjisë në Hollandë, kërkuesit kanë identifikuar një tjetër agjent për të ndihmuar çimenton të vetë shërohet. Behet fjalë për bakteret.‘Këto janë baktere që ne i kemi izoluar nga vendndodhjet në planetin tonë që kanë kushte të ngjashme me ato të çimentos, thotë Henk Jonkers, një biolog në Universitetin Delft të Teknologjisë. ‘Një kusht është ngjashmëria me gurin. Kushti tjetër është të qenurit shumë alkalin, kështu që duhet shumë kushte të larta Pehashi. Këto baktere kanë dëshirë të rriten nën këto kushte. Këto baktere nuk janë patogjenike dhe nuk janë dëmtuese për qëniet njerëzore ose për mjedisin.’Sapo një krisje e vogël shfaqet, bakteret që përmbahen brenda çimentos miksohen me ujin që është futur brenda, duke krijuar karbonat kalciumi që mbyll të carën. Kërkuesit janë aktualisht duke testuar se sa i padepërtueshëm nga uji është ky lloj izolimi me baktere.‘Ne jemi duke u munduar të shohim nëse likuidi mund të penetrojë përmes çarjes tonë të shëruar, përmes sasisë dhe diferencës që ishte para dhe pas shërimit, thotë Eirini Tziviloglou, një tjetër inxhinier civil në Universitetin e Delft të Teknologjisë.Shkencëtarët tashmë synojnë të implementojnë teknologjinë në struktura reale.Me rreth 70 përqind të tuneleve dhe urave europiane të përbëra nga çimento ata thonë se këto agjente shërimi kanë një potencial tregu domethënës, sikurse Nele de Belie shpjegon:‘Kosto fillestare do të rritet. Por atëherë nëse ju mund të reduktoni koston e mirëmbajtjes dhe ju rrisni jetëgjatësinë e shërbimit të strukturave, atëherë në fund, kjo lloj çimento vetë shëruese prezanton një tablo ekonomikisht pozitive’.Më shumë teste nevojiten por vetë shërimi mund të shndërrohet në një produkt të zbatueshëm në treg./oranews.tv/