BE padit Google për konkurrencë të pandershme

Bashkimi Europian ka akuzuar gjigantin amerikan Google se ka manipuluar motorët e kërkimit online për të drejtuar konsumatorët drejt produkteve dhe shërbimeve të veta dhe jo konkurrencës,ndërsa shpalli se ka nisur ehtimet edhe për sistemin operativ për celularë dhe tableëtë, Android, me të cilin Google është ngushtësisht i lidhur.Komisionerja e Konkurrencës së lirë në Bashkimin Europian, Margret Vestager, tha se pas pesë vitesh hetime, janë siguruar prova të mjaftueshme që gjiganti amerikan ka shfrytëzuar në favor të vet dominimin që ka si një prej motorëve të kërkimit më të klikuar dhe mund të ndëshkohet për këtë me një gjobë deri në 6 miliardë dollarë."Jam e shqetësuar se kompania i ka dhënë shërbimeve të veta përparësi të padrejtë në krahasim me konkurrentët, duke thyer kështu ligjet e kundër monopoleve të Bashkimit Europian"Burime nga brenda Google kanë bërë të ditur se vendimi i BE-së është majft zhgënjyes, por gjithsesi përfaqëasuesit e kompanisë amerikane besojnë se nuk do të dënohen. Me siguri që palët nuk do të bien dakord për kompensim dhe pritet që çështja të zgjasë disa vjet.Dominimi amerikan në internet dhe sektorë të tjerë të teknologjisë është kritikuar gjithmonë në Europë, sidomos nga Gjermania, që ka qenë një prej këmbëngulësve më të mëdhenj për hetimin ndaj Google. Përgjatë dekadës së kaluar, Bashkimi Europian i ka vendosur gjoba deri në 2,34 miliardë dollarë kompanisë tjetër amerikane, Microsoft.