Teknoligjia për të verbrit, jeleku që mundëson orientime
Shumë teknologji janë testuar përreth botës për të ndihmuar të verbrit dhe personat me shikim të kufizuar të ecin pa patur nevojë për ndihmë, ndërsa tani studentët palestinezë në Universitetin Politeknik në Hebron, mund të kenë bërë një arritje.Ata kanë zhvilluar atë që ata e quajnë Sistemi i zgjuar i asistimit për njerëzit e verbër (SASB).Është një jelek i zgjuar që përdor një sensor toke për të dalluar pengesat. Kjo pajisje funksionon me vibrim dhe komanda zanore për të informuar përdoruesin mbi mënyrën më të mirë për të ecur përpara.‘Kjo është ndoshta një alternativë për shkopin që ne shpesh e përdorim në jetën tonë të përditshme. Ajo gjithashtu na tregon se ku janë pengesat në të djathtë, majtas ose përballë. Kjo është me të vërtetë një gjë e mirë,’ thotë përdoruesi i jelekut Ayoub Al-Sarsour.Përdoruesi i jelekut mundet gjithashtu të ndjekë komandat me zë përmes kufjeve të lidhura me sistemin. Sistemi gjithashtu ndihmon përdoruesin me një alarm zanor që sinjalizon kapacitetin e baterisë, përpara se të ndërrojë menjëherë në mënyrën e ruajtjes së energjisë, para së të harxhohet.Ramzi al Qaëam, dekan i inxhinierisë në Universitetin e Hebron, thotë se studentët kanë nevojë për inkurajim. ‘Studentët ishin të aftë me burimet e tyre të limituara, të dizenjonin dhe ekzekutonin këtë projekt. Projekti akoma ka nevojë për më shumë zhvillim me mbështetje morale dhe financiare dhe ka nevojë të përqafohet nga institucionet’.Synimi i projektit, sipas studentëve palestinezë, ishte integrimi më i mirë i personave të verbër në shoqëri dhe në këtë mënyrë, t’i bënin jetët e tyre më të lehta./oranews.tv/