Ngjalat elektrike, sekreti i gjuetisë së tyre

Një studim i ri tregon se më shumë se sa imobilizojnë prenë e tyre, ngjalat mund të përdorin organet e tyre elektrike për të kontrolluar nga distanca peshkun të cilin ato po gjurmojnë.Gjetjet janë rezultati i një studimi prej 9 muajsh në të cilin kërkuesit në Universitetin e Vanderbilt në SHBA përdorën një kamera me shpejtësi të lartë për të ngadalësuar kohën dhe për të observuar ekzaktësisht se si ngjalat gjuajnë dhe kapin prenë e tyre.Duke përdorur disa pulse me intensitet të ulët për të dridhur në mënyrë të pavullnetshme viktimën dhe për të zbuluar vendndodhjen e saj, ngjala lëshon një shkarkesë elektrike me fuqi të lartë e cila e le prenë e saj praktikisht të ngrirë në një gjëndje shoku, duke marrë në thelb zotërimin e sistemit të saj nervor.Është me të vërtetë një kontroll në distancë në një kuptim, nga neuronet e ngjalës që aktivizojnë përmes elektricitetit nga organet gjeneruese, neuronet tek preja. Dhe kështu ata janë në distancë duke aktivizuar muskujt e presë së tyre dhe në thelb po marrin zotërimin e sistemit nervor periferik, thotë Ken Catania, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Vanderbilt.Deri së fundmi mendohej se ngjalat thjesht godisnin prenë e tyre deri në vdekje përpara se ta hanin. Por ajo që kërkuesit dëshmuan ishte një seri komplekse e disa eventeve elektrizuese që shfaqeshin më shpejt se mbyllja e qepallës së syrit dhe janë rezultati i anatomisë unike të ngjalës, e cila është akorduar shumë mirë me kalimin e miliona viteve të evolucionit.Pjesa e përparme, ndoshta një e pesta ose më pak, e kafshës është e mbushur me organet normale të brendëshme dhe pjesa e pasme fundore më së shumti me muskuj që janë konvertuar në bateri që gjenerojnë energji, të cilat janë vendosur në një seri dritash të mëdha të kuqe, thotë Profesor Catania.Shumë më shumë mbetet për tu kuptuar për ngjalat, si përshembull mënyra se si trupat e tyre janë të mbrojtura nga elektriciteti intensiv që ato prodhojnë. Dhe në kërkime të mëtejshme, shkencëtarët po mundohen të kuptojnë më mirë ngjalat në një nivel molekular, për të gjetur se si ato dhe peshq të tjerë elektrik ja kanë dalë të ndërtojnë një bateri nga qelizat muskulare./oranews.tv/