‘Vizioni’ i së ardhmes, ndërhyrjet vizionare në sy

Teksa plakemi, sytë tani humbin aftësinë për tu fokusuar shpejt në objekte të afërta dhe të largëta. Presbyopia është një problem i zakonshëm që vjen me plakjen, por shkaqet e saj nuk janë kuptuar ende plotësisht. Ka prova se lentet kristaline brenda syrit humbin elasticitetin e tyre dhe rrjedhimisht edhe aftësinë për fokusim në distancë.Cështja e Maria Jesus Blanco Montes është tipike. ‘Pas moshës 40 vjecare, a diku afër, shikimi im i afërt filloi të bëhej më i dobët,’ thotë ajo. ‘unë do të preferoja të mos përdorja syze për të lexuar, kështu që kjo ishte arsyeja se pse erdha në spital për të kërkuar për një zgjidhje ndaj problemit.’Kirurget e syve mund të zëvendësojnë lenten me kristalinën e ngurtësuar me një implant artificial, sic është lentja multifocale e cila lejon marrësin të shohë objektet afër dhe larg qartësisht. Kjo shpesh herë bëhet në një kirurgji katarakti, por lentet multifokale nuk janë perfekte.Ignacio Jimenez Alfaro Morote, i cili drejton departamentin e ophthalmologjisë në Spitalin Fondacioni Jimenez Diaz në Barcelona thonë se trajtimet aktuale janë të limituara. Do të ishte ideale të gjenim një zgjidhje më fiziologjike për presbyopinë e cila do të imitonte sjelljen e lenteve kristaline të njeriut. Lentet që ne implantojmë ofrojnë korrigjim të shikimit të afërt, të mesëm dhe të largët, por kjo nuk stimulon mekanizmin që të jetë më akomodativ.Por kjo mund të ndryshojë së shpejti. Shkencëtarët që po punojnë mbi një projekt kërkimor europian janë duke kombinuar teknologjinë me lazer me avancimet në bërjen e lenteve. Ata kanë krijuar implante organike që janë të afta të ndryshojnë formën në mënyrë natyrale.Susana Marcos, një kërkuese në optikën vizuale dhe biophotonikën, e përfshirë në projektin CSIC Presbyopia, thotë se lentet akomodative janë një arritje e rëndësishme sepse ato riprodhojnë funksionet e një lente të re kristaline në syrin njerëzor.Instrumentet me lazer lejojnë kirurgjit që të studiojnë strukturën e brendëshme të syrit, duke i ndihmuar ata që të zgjedhin lentet me të përshtatshme mes opsioneve ekzistuese.Ne mundet madje të mendojmë që të bëjmë lente të personalizuara intraokulare, të dizenjuara specifikisht për cdo pacient dhe të bazuara mbi të dhënat e mbledhura me këto instrumente, shton Marcos.Bazuar në një model dixhital të syrit, kliniket do të jenë të aftë të bëjnë një implant fleksibel: forma e tij do ta lejojë që të jetë e përshtashme ndaj muskujve të syrit, ashtu sikurse lenta e vjetër kristaline që ajo zëvendëson.Andres de la Hoz Duran, një specialist biomekanik me CSIC shpjegon: ‘Kjo lidhje lejon forcat muskulare të transferohen në lenten fleksibel. Kjo e lejon të formojë sipërfaqen dhe kur ne ndryshojmë sipërfaqen ne ndryshojmë edhe pikën fokale.Kërkuesit thonë se instrumentet e tyre me lazer mund të bëhen kompakte dhe të lehta për tu përdorur në klinike, duke i dhënë ophthalmologjistëve një mjet eficent për të trajtuar pacientët presbyopic.Ne shpresojmë se ky sistem do të ndihmojë pacientet që të përjetojnë në vazhdimësi se si ata do të shohin pas ndërhyrjes kirurgjikale, thotë Carlos Dorronsore, një kërkues në optikën fizike në CSIS. Ata do të shohin se si një implant intraokular do të ndryshojë vizionin e tyre dhe falë kësaj zgjedhja e lenteve do të optimizohet./oranews.tv/