Shfaqja e makinave në Gjenevë
Tashmë një pelegrinazh i përvitshëm për fansat e makinave, shfaqja ndërkombëtare e makinave në Gjenevë përmban rreth 130 modele të reja dhe koncepte makinash që prezantohen ndaj më shumë se 700 000 vizitorëve.Nga dizajnet më surreale deri tek ato të cilat janë frymëzuar nga makinat e vjetra të garave, aty kishte dicka për të gjithë. E megjithatë, ajo që premtoi më shumë nga të gjitha dhe që në fakt duket se do të dominojë të ardhmen, është pa dyshim makina autonome.Sipas manifakturuesit, kompanisë zviceriane Rindspeed, makina Budii e shpie konceptin e drejtimit të ndarë mes kompjuterit dhe shoferit në një nivel tërësisht të ri. Radarët, lazerët dhe sensorë të tjere do ta lejojnë të operojë në mënyrë të plotë autonome. Në rast të një emergjence, makina merr kontroll të plotë.Epo, është një teknologji e re dhe ne do të fillojmë të mësohemi me të. Është sikurse ishte interneti rreth 20 vjet më parë. Edhe atëherë ishte pak i frikshëm. Sot vendasit dixhitalë nuk njohin asgjë tjetër peërvec internetit. Kështu që është një cështje gjeneratash, përshtatje që duhet të bëhet ndaj asaj teknologjie, thotë drejtuesi i Rindspeed Frank Rinderknecht.Budii është gjithashtu i pajisur me një skaner lazeri teleskopik, i cili del nga pjesa e sipërme e makinës dhe funksionon në kombinim me një kamera 3D për t'i hedhur një sy trafikut, motit dhe terrenit përpara, duke lejuar kështu makinën që në mënyrë automatike të rregullojë lartësinë e drejtimit dhe suspensionin sipas të dhënave.Dhe kush ka nevojë për dritare për t'i dhënë makinës? Kjo në fakt, nëse makina ka një shofer. Sipas ED Design, prodhuesit italian të makinës autonome të garave Torq, xhamat e makinës do të zëvendësohen nga ekranne video për ta bërë me aerodinamikë dhe drejtuesit do të zëvendësohen nga kompjuterët. Kamerat e vendosura përgjatë gjithë vijës së jashtme të makinës ofrojnë një pamje 360 gradë mbi ekranet e brendshëm në makinë. E fuqizuar nga katër motorre elektrikë, makina është e aftë të plotësojë 12 xhiro të pistës së famshme të garave Le Mans me vetëm një karikim baterie dhe shpikësit e saj shpresojnë se do të jetë e aftë të konkurrojë atje në 10 vitet e ardhshme.Volkswagen u krenua me vizionin e së ardhmes për makinën e tyre të re, pa patur frikë të tregonte suksesin e tij me veturën sportive në ngjyrë mustardë. Ky mjet ishte hibrid dhe ishte frymëzuar nga modelet e së shkuarës. Koncepti Sport Coupe GTE përmbante llamba LED dhe gjithashtu një motorr V6 tre litrosh i cili mund të arrijë nga 0 ne 100 kilometra në orë, për vetëm 5 sekonda.Prodhimi është përcaktuar të fillojë në Gjermani dhe Kinë dhe niveli i kërkesave do të përcaktoje nëse do të prodhohet gjithashtu edhe në SHBA.Brenda makinës, aparaturat e montuara lejojnë matjen e humorit të shoferit duke monitoruar të dhënat e tij biometrike dhe duke zgjedhur në këtë mënyrë edhe rrugën e duhur, sipas të dhënave.Ajo që ne shohim pas nesh këtu është një makine katër dyershe, me dy sedilje dhe me prizë, shpjegon Tobias Suhlmann i skuadrës së dizajnit të jashtëm. Ajo që ne dëshironim të krijonim, ju mund të shihni siluetën e makinës, është shumë e lëmuar, ka gjithashtu një formë tejet dinamike nëse ju shihni gjithashtu siluetën e makinës. Ne kemi një anë të makinës shumë dinamike me shumë muskuj vecanërisht në pjesën mbi harkun e rrotës.Gjithashtu manjati financues amerikan i makinave dhe njëkohësisht prodhuesi i supermakinave James Glickhenhaus, zbuloi supermakinën e tij të re SCG 003. E ndërtuar rreth një shasie me fibra karboni, do të jetë e vlefshme në 2 modele: modeli i destinuar për rrugë i quajtur S dhe modeli i destinuar vetëm për gara i quajtur C, ose Competizione, i cili do të garojë në garën e durueshmërisë Nurburgring 24 Orë, në Maj.Versioni i dedikuar për gara i makinës doli në shitje në Gjenevë, ndërkohë që versioni i rrugës do të jetë i vlefshëm për blerje më vonë gjatë këtij viti. Cmimet fillojnë që nga 2.1 milion euro./oranews.tv/