CeBIT, biznesi dixhital
Dixhitalizimi është cështja e madhe e panairit të teknologjisë CeBIT të këtij viti, në Hannover të Gjermanisë. Kina është vendi partner i këtij viti.Termi, ekonomi dixhitale jo vetëm që aplikohet ndaj një komuniteti në rritje të bizneseve të lidhura por gjithashtu ndaj tranzicionit të CeBIT nga një panair konsumatori në një panair biznesi.Një kompani tradicionale agrikulturore gjermane po ndërmerr një hap dixhital mbi makineritë e fermës. Ky traktor i zgjuar nga Claas vjen me një navigim inteligjent dhe një dallues pengesash, i cili mund të ndihmojë fermerët të menaxhojnë të korrat e tyre në mënyrë më efektive. Traktori përgatit madje edhe një hartë të korrurash, duke i treguar fermerit saktësisht se sa shumë grurë ai ka mbledhur nga secili sektor në fushë.Manifakturuesi gjerman i bicikletave, Canyon Bicycles ka bashkuar forcat me Deutsche Telecom për të ndërtuar një bicikletë të zgjuar me një fokus të fortë në siguri.Wilfried Huelsmann-Tennhoff nga Deutsche Telekom shpjegon: Bicikleta është e pajisur me një të ashtuquajtur njësi mbi bord, një pajisje e vogël e cila është e ndërtuar në skeletin e bicikletës. Me këtë pajisje mbi bord, ne mundet në thelb ta bëjmë mirëmbajtjen e bicikletës dhe ciklizmin shumë më të lehtë për konsumatorin.Duke përdorur një aplikacion smartfoni, ne mund të shohim masën e dëmtimit dhe amortizimit të zinxhirit të bicikletës për shembull. Dhe përmes këtij aplikacioni, ne mund të informojmë përdoruesin, kur ai duhet të ndërrojë zinxhirin e tij të bicikletës, shton ai.Për më tepër, sensorët mbi bicikletë mund të tregojnë nëse ai ka rënë nga bicikleta dhe mundet më pas të lajmërojë shërbimet e emergjencës kur është e nevojshme. Gjurmimi GPS lejon ambulancën dhe spitalet për të dalluar ciklistët e dëmtuar.Dhe nëse ciklizmi nuk bën për ju atëherë ndoshta një dush i ndjeshëm është. Dushi Sensory Skyatt mund të programohet për të riprodhuar kushte të ndryshme të motit të frymëzuara nga natyra.Imagjinoni sikur të laheshit në një pyll nga rehatia e banjos tuaj. Dhe mund të kontrollohet i gjithi përmes prekjes së një butoni./oranews.tv/