Tekstilet e zgjuara, veshjet e së ardhmes

Me përjashtim të ndoshta futbollit, ka shumë pak sporte të rëndësishme që nuk po përfitojnë nga avantazhi i rritjes së përdorimit të teknologjisë.Sensore më të vegjël dhe më të zgjuar mund të masin dhe të monitorojnë fuqinë, shpejtësinë dhe distancën për shembull për të ndihmuar atletet të perfeksionojnë performancën e tyre.Por sensore të ngjashëm në veshje shpesh kanë provuar se janë të rëndë dhe të bezdisshëm ndaj djersës dhe lagështirës.Tashmë, krijuesit e veshjeve inteligjente sportive nga Cambridge në Angli kanë arritur në një veshje që shndërrohet në një sensor aktiv.Sipas zhvilluesve të saj, tekstilja e re e zgjuar e quajtur XelfleX, mund të përdoret për të krijuar veshje të rehatshme, të pastrueshme dhe të forta, për më tepër që i jep përdoruesit një sasi tejet të madhe informacioni.Ne po mundohemi të masim tendosjen e fibrës optike. Ne e bëjmë këtë gjë në një mënyrë shumë pak të kushtueshme këtu, duke matur ndryshimet në përkuljen e fibrës. Teksa unë tendos kycet e mija, ajo ndryshon aq sa fibra optike përkulet, thotë shpikësi i XelfleX, Martin Brock, duke shpjeguar se si funksionon.Dhe teksa përkulja ndryshon, karakteristikat e dritës në fibrën optike ndryshojnë në mënyrë që më shumë dritë të lëshohet drejt burimit. Dhe ne marrim atë pasqyrim ekstra dhe kjo na lejon të masim se sa shumë kyçi përkulet, shton Brock.Shpikësit e saj thonë se algoritmet kthejnë rezultatet nga sensorët në feedback të dobishëm për përdoruesin në të gjitha llojet e sporteve, cka mund ta shndërrojë në një pajisje vitale për këdo që po kërkon të përmirësojë posturën e tij ose të përmiresojë gjuajtjen e tij.