Kosovë, besimtarët muslimanë festojë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në gjithë Kosovën kanë kryer ritet e ditës së Kurban Bajramit. Manifestimi qëndror për festën e Fitër -Bajramit është mbajtur në xhaminë "Sulltan MehmetFatih" në Prishtinë, duke shënuar kështu nisjen e festës së Fitër Bajramit për besimtarë mysliman në Kosovë.Ndërkohë myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava u është drejtuar me një mesazh besimtarëve mysliman, duke u bërë apel të gjithëve që ta ndihmojnë njëri tjetrit, të jenë më solidar dhe më tolerantë, në këtë ditë të madhe, e cila simbolizon unitetin, solidaritetin dhe sakrificën."Sot në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë besimtarët që në zemrën dhe shpirtin e tij, të shëndrrit besimi i sinqertë, besim i cili motivon dhe fuqizon zemrat tona, që të jemi edhe më solidarë dhe më human, më mëshirues dhe tolerant. Ta lëmë urrejtjen dhe armiqësinë, të motivohemi për buzëqeshje dhe përqafime vëllazërore. Çdo festë e jona ka kuptimin dhe porosinë e vet, por porosia e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm, mbi parimet e bujarisë, solidaritetit, barazisë, flijimit dhe sakrificës. Të dashur vëllezër dhe motra, nga ky vend në këtë ditë të madhe, që simbolizon unitetin, barazinë, solidaritetin dhe sakrificën, e gjejmë me vend që të gjithëve kudo që jeni brenda trojeve tona dhe mërgatës sonë, tu uroi e përgëzoi në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saja Festen e Kurban Bajramit. Sot në këto momente festive, uroi njëqind vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë duke e lutur Allahun ta ruaj atdheun tonë, ta bashkoi kombin tonë, i bindur që e ardhmja do të jetë më e begatë dhe më e ndritshme për ne" tha Tërnava.Pas faljes së Namazit, besimtarët i uruan njëri tjetrit Fitër Bajramin, duke uruar mirësi, paqe e dashuri për të gjithë. Ndërkohë presidentja kosovare Atifete jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi kanë të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.