Nikoliç:Serbia e gatshme për kompromise
Serbia është e gatshme të bëjë kompromise në bisedimet me Prishtinën, por këtë e pret edhe nga pala shqiptare. Kjo ishte deklarata e presidenti serb, Tomislav Nikoliç, pas takimit me shefin e diplomacisë britanike William Hague.Sipas njoftimit të presidencës serbe Nikoliç i ka thënë Hague se është e domosdoshme që të gjitha çështjet problematike të zgjidhen në bisedime ndërmjet Beogradit e Prishtinës. "Serbia është e gatshme për të gjitha zgjidhjet të cilat mundësojnë kushet më të mira të jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës, e të cilat janë në harmoni me Kushtetutën e Serbisë", ka thënë Nikoliç.Ai ka theksuar se Serbia është e gatshme për anëtarësim në BE dhe për këtë qëllim, por edhe për inmteresat e veta, është e vendosur që deri në fund të kryej reformat në gjyqësi, ta vendos sundimin e plotë të drejtësisë dhe stabilitetin e institucineve të shtetit dhe që në përputhje me ligjet të qëroj hesapet me kriminalitetin e korrupsionin, që janë kushte të cilat i ka shtruar Evropa.Ndërkohë Hague ka përshëndetur vendosmërinë që po tregon Serbia në rrugën evropiane duke nënvizuar se Britania e Madhe është mbështet integrimit e të gjitha vendeve të rajonit në BE. Shefi i diplomacisë britanike gjithashtu ka pasur takime me kryeministrin serb Ivica Dacic dhe zëvendës kryeministrin Aleksandar Vuçiç.Hague vizitoi Beogradin pas qëndrimit në Prishtinë ku theksoi se harta e Evropës është caktuar dhe nuk mund të ketë ndryshime të kufijve.