Emri i Maqedonisë, Athina pret përgjigje nga Shkupi

Athina zyrtare duket se po pret një përgjigje nga Shkupi sa i përket çështjes së emrit.  "Për fat të keq ende nuk kemi përgjigje për memorandumin e mirëkuptimit të cilin Greqia e dërgoi në Maqedoni" deklaroi zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, Grigoris Delavekuras.Sipas tij, Greqia ka ndërmarrë iniciativë konstruktive që të gjendet një rrugë zgjidhje për problemin e emrit, ndërkohë që Maqedonia vazhdon me akuza ndaj Greqisë."Propozimi ynë është iniciativë e Greqisë dhe presim përgjigje të qartë, pozitive e cila do të japë dinamikë të re në procesin negociues. Iniciativa është edhe mbështetje për këtë proces i cili do të kontribuojë për përmirësim të madh të klimës në marrëdhëniet e tona bilaterale dhe edhe më shumë do t`i zhvillojë potencialet ekzistuese", tha Delavekuras.Sa i përket minoriteteve në Greqi, zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme tha se greqia një vend që prej kohësh është pjesë e BE, respekton në përpikëmëri të drejtat e njëriut. Delavekuras tha se në Greqi ka vetëm pakicë myslimane dhe asgjë tjetër."Ekzistojnë disa organizata dhe grupe të cilat po përpiqen të krijojnë situata dhe po tentojnë të destabilizojnë një pjesë të popullatës greke. Por, ata nuk po arrijnë në këtë sepse në Greqi ekziston bashkëjetesë harmonike e cila kontribuon që bashkërisht të ecim përpara", ka thënë Delavekuras.Zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme theksoi gjithashtu se është në mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit.