Hague Prishtinës e Beogradit: Shfrytëzoni vizitën Ashton-Clinton
Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar William Hage tha se Britania e Madhe e mbështesë fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian.Për RTS, Hague ka thënë se për Serbinë vlejnë kushtet e njëjta si për të gjitha vendet për hyrje në BE, përveç se është e rëndësishme që dialogu me Kosovën të jetë i suksesshëm."Dialogu është shumë i rëndësishëm për fillimin e negociatave për anëtarësim" ka thënë Hague.I pyetur se çfarë do tu sygjeronte qeverive të Prishtinës dhe Beogradit, Hague ka thënë se duhet shfrytëzuar momenti i tanishëm, kur gjithë bota shikon drejt dialogut politik në mes dy vendeve. Këtë Hague e ka përmendur duke iu referuar vizitës së Baroneshës Catherine Ashton dhe Sekretares amerikane të shtetit Hillary Klinton, javën tjetër në Prishtinë dhe Beograd."Ky moment duhet të përdoret. Tani kur tërë bota është duke shikuar në këtë drejtim. Tani të gjithë janë duke pritur që negociatat të fillojnë" tha Hague.