BE ndëshkon Ballkanin, kërkon rikthim të përkohshëm të vizave
Mesa duket Ballkani Perëndimor do të ndëshkohet me rikthimin e regjimit të vizave. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar në Luksenburg, Ministrat e disa vendeve të Bashkimit Evropian kanë diskutuar mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për disa vende të Ballkanit. Ministrat kanë argumentuar se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil.Komisionerja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom, ka thënë se keqpërdorimi i sistemi të azilit "është rritur në mënyrë të konsiderueshme" prej Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilave u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengenit.Politikanët e BE-së thonë se shumica e azil-kërkuesve nxiten nga motivet ekonomike. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian diskutojnë legjislacionin që do të lejonte rifutjen e përkohshme të vizave në situata të caktuara.Komisioneria per Ceshtjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom, ka thene se kjo ceshtje do shtrohet per diskutim edhe ne nje takim nderministror qe pritet te mbahet ne Tirane javen e ardhshme.Qe pas prishjes se regjimit te vizave per zonen e Ballkanit Perendimor, ekzistojne te regjistruar mbi 15.000 kerkesa per azil te cilat nuk permbanin asnje baze te qarte – kete problem e ka ngritur edhe Ministri i Emigrimit te Suedise, Tobias Billstrom, i cili ka theksuar se numri i kerkesave per azil nga shteti i Serbise gjate 2010 ishte me i larte krahasuar me vende si Somalia apo Afganistani.Ai vuri re gjithashtu se burimi i kerkesave per azil kryesisht ishte nga pjesetare te minoriteteve, dhe referuar kesaj - ka shtuar ai - duhet gjetur nje rruge per te permiresuar situaten e tyre ne vendet e prejardhjes.Zv/Ministri i brendshem i Gjermanise, Ole Schroeder ka thene se azil kerkuesit nga Serbia dhe Maqedonia kane abuzuar rende me te drejten per te kerkuar azil, pasi ata nuk po persekutoheshin ne vendet e tyre.Gjithashtu Këshilli i Çështjeve të BE-së miratoi rregulla dhe kushte të rrepta për azilkërkuesit. Ministrat e Brendshëm të shteteve të Bashkimit Europian kanë miratuar në parim, në kompromis edhe me Parlamentin Evropian nje legjislacion te ri që përcakton standardet të reja për pritjen e azil-kërkuesit në të gjithë vendet e Bashkimin Evropian.Direktiva përcakton rregullat se kur shtetet anëtare mund të ndalojnë azil-kërkuesit dhe kur mund të dalin në mbrojtjen e personave vunerabël siç janë fëmijët e pashoqëruar apo viktimave të torturës.Sipas direktives së rënë dakort, e cila përditëson rregullat ekzistuese të BE, shtetet anëtare mund të ndalojë azil-kërkuesit vetëm pas një vlerësimi individual të secilit rast. Ata duhet të mbahen në objekte të posacme dhe vetëm në raste të veçanta ata mund të arrestohen në burgjet e zakonshme.Personat që kanë dorëzuar një kërkesë për azil duhet të lejohen të punojnë në vendin pritës, jo më vonë se nëntë muaj pas paraqitjes së një kërkesë për azil.Ndërkohë që Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë të detyruar të realizojnë këto direktiva të reja, të cilat u miratuan në parim pa debate nga Ministrat e shteteve anëtare të BE në Luksemburg.Pas miratimit formal nga eurodeputetët e Këshillit të Ministrave të kësaj direktive, shtetet anëtare do të ketë dy vjet ne dispozicion për ta asimiluar si ligj të brendshëm.