Masat drastike të kursimit sjellin “stuhi” politike në Athinë
Mes pasigurisë për të atë që pritet të ndodhë gjatë muajit nëntor, Greqinë e kërcënon edhe kriza politike mes anëtarëve të koalicionit qeverisës.Pavarësisht se ministri i Financave i Greqisë, Janis Sturnaras tha se qeveria do ta miratojë paketën e re të masave shtrënguese e do ta çojë atë në parlament megjithë kundërshtimin nga partnerët e koalicionit, mediat greke flasin për një stuhi që pritet të ndodh.Shkurtimet që arrijnë në 11.5 miliardë euro janë të nevojshme për të siguruar këstin e rradhës të paketës së ndihmës ndërkombëtare."Urdhërat e kryeministrit janë se qeveria duhet të ecë përpara dhe se është e sigurtë se të gjithë anëtarët e parlamentit dhe veçanërisht parlamentarët e Fotis Kouvelis, do të japin miratimin për masat shtrënguese" tha Sturnaras, duke iu referuar takimit të grupit të punës së eurozonës në Bruksel, i cili pritet të rekomandojë një shtyrje afati prej 2 vitesh për t`i dhënë kohë Greqisë në përmbushjen e kërkesave të trojkës europiane.Sturnaras tha se shpresonte që e majta Demokratike, partneri i vogël i koalicionit do të miratojë masat e kërkuara.I pyetur nëse ishte i sigurt se ligji do të arrinte të shkonte në parlament, ministri tha: "Po, natyrisht, nuk kemi më kohë."Nëse një marrëveshje me Athinën arrihet në kohë, një vendim për kestin e rradhës të paketës së ndihmës mund të merret në takimin e ardhshëm të ministrave të zonës euro në Bruksel më 12 nëntor.