"Hajnat ne burg jo në Qeveri", protesta e opozitës në Prishtinë
Mijera kosovarë protestuan në qendër të Prishtinës, të mbështetur nga partitë opozitare.Të udhëhequr nga Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes Mustafa.Marshi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përveç domethënies, kishte edhe kërkesat e opozitës drejtuar kabinetit qeverisë:-Dorëheqjen e kreut të gjykatës kushtetuese Enver Hasani -shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi- uljen e çmimit të energjisë-shpalljen e Trepçës ndërmarrje publike me status të veçantë -si dhe ndalimin e formimit të bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në KosovëDuke azkuzuar shtetin se ka kapur drejtësinë, protestuetit kanë lyer muret e gjykatës kushtetuese me të zezë, duke u shprehur se është një institucion për faqe të zezë.Ndërkaq Radio Televizioni Shtetëror i kosovës (RTK) nuk ka transmetuar protestën, gjë e cila ka irritur protestuesit.Me një megafon gjigand, ata kërkuan shkarkimin e Drejtorit të televizionit, me thirrjet "RTK e jona, jo e Kadri Veselit!"Në lidhje me këtë fakt reagoi edhe Ambasdori i Holandës në Prishtinë Robert Bosch, duke shkruar në tëiter se ishte shumë i habitur nga vendimi i RTK.Policia mori masa të rrepta për parandalimin e incidenteve, duke rrethuar institucionet në Prishtinë, ndërkohë që më herët paralajmëroi të gjithë protestuesit të respektojnë ligjin.Në një njoftim gjatë protestës autoritetet kosovare njoftuan se protesta po shkon e qetë.
