Basha prezanton Alibeajn në Fier: Të votojmë njeriun e vlerave
Kreu i PD Lulzim Basha ka prezantuar në Fier, kandidatin per kreun e bashkisë Enkeleid Alibeaj.Për Bashën Alibeaj perfaqeson vlerat e qytetarisë, që përmes punës do të nxjerrë qyetarët fierakë nga varfëria.Lulzim Basha: Bashkimi i diversitetit. Sot kam në krahun tim një mik të vjetër, ndonëse një djalë të ri, i cili kurrë nuk ka hezituar ta thotë mendimin e tij troç, pa dorashka edhe kur nuk i pëlqente kryetarit të partisë. E ka thënë këtë mendim dhe i ka ngritur çështjet e tij si pak kush, shkurt, skatë, bindhsëm dhe me eluokuencë, ashtu sic dinë të bëjnë banorët e kësaj treve. E gjej në mesin tuaj si propozimin më të natyrshme për të përfaqësuar vlerën tuaj, vlerën e familjes tonë politike, vlerën e qytetarisë, por edhe të vendosmërisë si kandidatin e PD dhe opozitës, si kandidatin, si ofertën tonë për të shpëtuar Fierin nga kthetrat e mjerimit, skamjes, të arrogancës përbuzese të pushtetit. Sot nga bijtë e nderuar të Fierit vjen kandidatuara. Arsyeja për të votuar këtë kandidaturë janë arsyet që përmenda. Demokratat e vetojnë Enkeljed Alibeajn për kryetar të ardhshëm të Bashkisë së Fierit.Alibeaj para simpatizantëve fierakë të Partisë demokratike, teksa pranoi kokëfortësinë e tij për çështje që ai i cilëson domethënëse, theksoi se do të jetë ai kandidati që do t’i kthejë dinjitetin, qytetit simbol të dritës.Enkeleid Alibeaj: Edhe nëse kam qenë ndonjë herë kokëfortë, kjo buron thjesht e vetëm se këta njerëz , shpirti i tyre kërkon drejtësi. Që të gjithë së bashku ta udhëheqim të gjithë Fierin drejt një historie të re, kjo ka brenda brengën e çamëve, dhimbjen e kosovare. Kryetar, ky ështe vendi i Apallonisë, hyut të diritës, në fakt ky vend ka qenë në errësirë dhe do na duhet ta nxjerrim në dritë.Më pas Basha dhe Alibej të shoqeruar nga anëtarë e simpatizante të djathtë kane përshkuar në këmbë qendrën e qytetit, ku kanë përfitur për të bashkëbiseduar me qytetarët e zonës së myzeqesë.