“Doshi”,Meta:Opozita synoi destabilizimin. Ndryshim kodi për dekriminalizimin

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është rikthyer për të disatën herë në studiot e televizionit Ora News, ku është pritur nga Presidenti i saj, Ylli Ndroqi.

Pas një bashkëbisedimi të shkurtër,kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u rrefye në një intervistë ekskluzive në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Ai hodhi dritë mbi ngjarjen e fundit që trazuan politikën shqiptare, zgjedhjet lokale dhe projektet për të ardhmen.

I pyetur nga Ylli Rakipi për kandidaturën e Erjon Veliaj për Tiranën, shpallur nga Partia Socialiste vetëm dy orë më parë, Meta ka deklaruar se ka qenë një përzgjedhje e vështirë mes shumë emrash.

“Përzgjedhja e kandidaturës për Tiranën ka qenë e vështirë se ka pasur jo pak kandidatë, dhe e vështirë se ishte një përgjegjësi e madhe. Ndërsa me reformën e re kjo përgjegjësi pothuajse është dyfishuar, jo vetëm për hapësirën e re, por edhe të problematikës.

Prandaj kandidatin do ta shikonim si përzgjedhje për të shënuar plotësisht në shenjë, ku do të kishim një bashki të re të Tiranës. Veliaj ka punuar mirë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, pse të mos ta kishte këtë mundësi”, ka deklaruar Meta.