PS-FRD zyrtarizojnë bashkëpunimin, Rama: Ruajmë identitetin e partive

Megjithëse me negociata të vështira, kryeministri Edi Rama dhe kreu i FRD Bamir Topi, për herë të parë kanë shtrënguar duart si aleat në koalicion pasditen e 17 prillit 2015.Pas takimin që zgjati përreth gjysmë ore, Rama u tregua i kujdesshëm duke mos përcaktuar detajet e marrëveshjes me aleatin e ri FRD,  të cilin e cilësoi interesant, për shkak të opozitarizmit të Topit, dhe mungesës së kërkesës për t'u përfaqësuar me kandidatë.Edi Rama: "Në fakt negociatat me FRD janë të ndryshme nga negociatat e tjera. Nuk është folur në asnjë moment për zona apo njësi të kërkuara nga pala tjetër. Pra FRD nuk ka kërkuar prej nesh ndonjë mbështetje për kandidaturë në ndonjë  vendore, por ka shprehur interesimin për të bashkëpunuar, për të lidhur marrëveshje për një qeverisje vendore, duke qenë në koalicion, duke ruajtur identitetin e palëve. Kemi vlerësuar këtë qasje si një kontribut që kjo parti jep për politikën shqiptare. Pra ne jemi të vetëdijshëm që FRD është një forcë në opozitë me qeverinë, por jemi të kënaqur që në këto zgjedhje do jemi bashkë për të përcjellë këtë fyrmë demokratike."Bamir Topi u tregua i kujdesshëm për ta ruajtur pozicionin e tij opozitar dhe bashkëpunimin me Ramën e sheh vetëm për zgjedhjet vendore.Bamir Topi: "Erdhëm në një përfundim pozitiv të negociatave të cilat filluan të realizohen në fillm të një ftese që erdhi nga kryeministri. Është e rëndësishme të rimerret nga publiku rikonfirmimi jonë si një parti e qendrës së djathtë. Jemi lodhur në këtë tranzicion të gjatë. Duke parë konflikte në administrimin e qyteteve, ndërkohe që këto janë hapësirat tona. Unë besoj se ky bashkëpunim është mbi baznë e një vullneti politik dhe qytetar."Dy aleatët e rinj u dakorduan se ajo që ka rëndësi, është modeli i një politike larg konfliktualitetit, duke u përqendruar tek mirëadministrimi i qyteteve.[caption id="attachment_495639" align="alignnone" width="640"]Në foto: Edi Rama duke hyrë në Hotel Sheraton Në foto: Edi Rama duke hyrë në Hotel Sheraton[/caption]