Lazarat, policia dhe mbështetësit e PD tensione gjatë takimit me kandidatin Kokalari

Në Lazarat ka nisur me tensione prezantimi i kandidatit për kryetar bashkie i PD në Gjirookastër Igli Kokalari(ne foto). Tensioni është zhvilluar mes mbeshtetësve të kësaj force politike dhe forcave të policisë, mbrëmjen e 17 prillit.Incidenti mes policisë dhe mbështetësve të Partisë Demokratike është zhvilluar në afërsi të një lokali.Në hyrje të lokalit ka pasur forca të shumta të policisë. Banorët i kanë kërkuar të largoheshin, por policia nuk ka pranuar dhe më pas ka nisur konflikti.