UT nderon me "Honoris Causa" ekonomistin francez Jacques Attali

Universiteti i Tiranës ka nderuar me titullin Honoris Causa ekonomistin e njohur francez Jacques AttaliNderin profesori ka zgjedhur ta kthejë me atë që di të bëjë më mirë, pikërisht këshillat për ekonominë. dhe shqiptarëve, Attali u ka kujtuar aksiomën e fortë se përparimi ekonomiki një vendi është direkt i lidhur me demokracinëJacques Attali: Nuk ka demokraci pa ekonomi tregu dhe ekonomia e tregut nuk zhvillohet pa demokraci. Shqipëria ka zënë një rol të vecantë tek unë, pasi këtu kam mësuar se mënyra më e mirë për të qenë egoist është të jesh altruis, dhe kjo sjell zhvillim. Do të punoj cdo ditë për të merituar titullin.E pranishme në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim dhomën e tregtrisë e industrisë Francë-Shqipëri, ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama e cila tha se Jacques Attali na kujton të gjithëve si triumfohet në luftën me kohënLinda Rama: Nuk di sesi mund të arrihet kjo, sesi triumfohet kështu në luftën me kohën, por di që kam kënaqësi që një njeri është Honoris Causa në një Universitet me kaq shumë emër në vendin tonë.Vecse si economist, dhe zyrtar I lartë, Jacques Attali njihet edhe si shkrimtar ndaj edhe në Tiranë ka sjellë librin e tij më të ri "Të bëhesh vetvetja. Merrni në dorë jetën tuaj".