Shkodër, makina përplas endacakun, drejtuesi i mjetet e çon në spital

Shkoder-Gjatë orëve të mbrëmjes një shtetas mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, pasi u përplas nga një automjet në segmentin rrugor Shkoder - Han i Hotit. Ka qënë ora 20.15 minuta kur një endacak i paidentifikuar u përplas nga një automjet në fshatin Shtoj i ri.Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodres nga vetë drejtuesi i mjetit, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qënë pakujdesia e endacakut i cili vuan nga probleme mendore, që ka shkaktuar aksidentin, pasi ai ka dalë befas në rrugën kryesore.[caption id="attachment_495769" align="alignnone" width="640"]Në foto: Vendi ku ndodhi aksidenti Në foto: Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]