Dule kundër Blushit, mbron Janullatos: Të respektojmë pavarësinë fetare

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ kërkon seriozitet dhe vetëpërmbajtje në komentet për përdorimin e gjuhës greke në meshat që mbahen në Kishën Ortodokse.Duke iu kundërpërgjigjur deputetit të PS, Ben Blushi por edhe zërave të tjerë kundër përdorimit të greqishtes në liturgjitë fetare PBDNJ deklaron se "Shërbimi më i mirë që mund ti bëjmë simbiozës harmonike ndër-fetare është respektimi i pavarësisë së komuniteteve fetare, siç ajo sanksionohet në kushtetutë."Duke dalë në mbrojtje të kryepeshkopit Anastas Janullatos, deklaron se "Logjikat që pretendojnë një situatë njëngjyrëshe në gjirin e kishës Orthodhokse në vend përbejnë një injorim naiv të realitetit për sa i përket përbërjen e grigjës të kësaj kishe dhe aventurizëm për nga pasojat e tyre.E kundërta do të kishte për pasojë përçarjen dhe instalimin e rrymave kishtare të cilat do të prishnin përfundimisht koherencën e saj."