Angli, rrëmbehet shqiptari, policia kërkon ndihmë në gjuhën shqipe

Angli-Një shqiptar dyshohet se është rrëmbyer në qytetin anglez, Brajton, disa ditë më parë.Policia britanike ka publikuar pamjet e momentit kur dy persona të tjerë, që besohet të jenë po shqiptarë, e dëtyrojnë pengun të futet në makinë.Policia bëri të ditur se kërkon ndihmë nga çdokush që mund të njohë dy agresorët, të cilët fusin personin e zhdukur në një makinë tip Voksholl Astra.Edhe pse dëshmitarët okularë i kanë raportuar policisë që e kanë njohur viktimën. Ende nuk ka asnjë gjurmë për të zbuluar vendndodhjen e tij. Makina me të cilën personi u mor peng të dielën është gjetur, por nuk ka ende asnjë të dhënë nga analizat paraprake.Policia e qytetit ka lëshuar edhe një njoftim në gjuhën shqipe për të kërkuar ndihmën e komunitetit shqiptar atje për identifikimin e agresorëve dhe personit të rrëmbyer.