Nis ndërtimi i Namazgjasë, Gurra: Nuk do cënohët asnjë metër tokë që s'na përket

Pas 77 viteve kërkesë dhe nevojë, nisin zyrtarisht punimet në Namazgja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe.Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, tha se Xhamia do të financohet 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman turk dhe nga kontributet vullnetare të qytetarëve e besimtarëve shqiptar.Ylli Gurra: Ky 30 milionësh euro nuk është i fokusuar vetëm në objektin e xhamisë, do të kemi hapësira të lira dhe në përdorim apo të mundësisë që qytetarët të vijnë të pushojnë. Ka shumë qytetarë, besimtarë që kanë shprehur dëshirën e vendosjes së një guri në këtë xhami.Myftiu dha detaje të gjurmës së xhamisë.Ylli Gurra: Zhvendosjen e mbi 50 mijë m3 dhera, e cila do të mundësojë hapjen e dy kateve nën tokë që do të shërbejnë si parkim, sallë konferencash, biblioteka etj. Do të kemi të bëjmë me një gjurmë të Xhamisë së Namazgjasë, saktësisht me 5200 m2, xhamia do të jetë e vendosur në 2415 m2.Për çështjen e pornësisë, z Gurra tha se gjurma e vetë xhamisë nuk do të cënojë asnjë metër tokë të huaj.Ylli Gurra: Ndërtimi i Namazgjasë do të jetë mbi sipërfaqen që është pronësi i myslimanëve shqiptarë dhe ne nuk kemi asnjë arsye që të cënojmë qoftë edhe një pëllëmbë tokë të qytetarëve. Në atë që mund të pretndojnë mbi vlerën e shpronësimit, është një çështje që i mbetet drejtësisë.Përveë objektit të xhamisë, muzeut ndërfetar, hapësirat e gjelbëra dhe parku i projektuar përreth, sipas komuniteti mysliman do të shërbej si një ambient shlodhës.[caption id="attachment_495662" align="alignnone" width="640"]namazgjaja Ne foto: Punimet te xhamia e Namazgjasë[/caption]