Apeli i BE për Shqipërinë, Vlahutin: Reformat para se të bëheni pjesë e jona

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri  ka bërë thirrje për reforma para se Shqiparia të hyjë në BE e jo më pas, ashtu sikurse cilësohet nga shumica e shqiptarëve. Vlahutin ka bërë me dije se pas një ankete të zhvilluar disa muaj më parë rreth 47% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria nuk është ende gati për të hyrë në Bashkimin Europian, çka për të do të thotë më shumë punë për të informuar publikun.47%  e shqipatërëve mendojnë se Shqipëria nuk është ende gati për t'iu bashkuar familjes Europiane. Për këtë ambasadoria e Bashkimit Europian në Tiranë thotë se është e rëndësishme që reformat të ndërmerren para se vendi ynë të hyjë në Be, e jo të presim që ndryshimet të ndodhin pasi Shqipëria të anëtarësohet.Romana Vlahutin: "Gjithmonë mundohem të shpjegoj sa herë më jepet rasti këtu në Shqipëri, se vendi nuk do të ndryshojë ditën që do të hyjë në Bashkimin  Europian. Ndryshimet ndodhin para se vendi t’i bashkohet BE-së, dhe faktikisht janë duke ndodhur. Para disa muajsh kemi realizuar një anketë, ku Para 47 % e shqiptarëve thane qe Shqipëria nuk është gati për të hyrë në Bashkimin  europian,  dhe 6 % prej tyre Thane qe be duhet ta pranoje Shqiperine megjithese nuk eshte gati . Gjë e cila na meson se duhet ti shpjegojme njerezve se per cfare behet fjale.  Nuk behet fjale qe te jesh thjesht anetare, po behet fjale per ndryshime në platformen qe duhet ta beje gati shoqeria qe te jete nje pjesetar I barabarte dhe konkurues I atij bashkimi . Kjo eshte pjesa  me e rendesishme e procesit dhe eshte koha per te identifikuar te gjitha pikpamjet, mangesite dhe sfidat."Pjesëmarrëse në Workshopin rajonal në qendër të së cilës ishte shoqëria civile, ambasadorja Vlahutin u bëri thirrje këtyre të fundit të angazhohen sa më shumë në nivelin vendor dhe debatet politike.Romana Vlahutin: "Roli i shoqërisë civile është thelbesor jo vetëm për procesin e zgjerimit por edhe për një demokraci funksionale në vetvete. Ne theksojmë kuadrin fiskal,  bashkëpunimin ditor me qeverisjen vendore dhe qendrore dhe mes tyre do të doja të theksoja qeverisjen vendore pasi këtu do të bëhen ndryshimet e vërteta, dhe do tju kërkoja të angazhoheni sa më shumë që të keni mundësi në nivelin vendor . Ajo që besoj në të vërtetë se është me e rëndësishme në këtë kuadër është pjesëmarrja e plote e shoqërisë civile ne debatin politik dhe te politikave ne pergjithesi. Por le te kthehem aty ku mendoj se eshte thelbesore,  dhe ky është debati publik , që është në thelb të ndryshimeve cilësore."Për të testuar edhe tematikën kryesore të aktivitetit mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit,u publikua edhe Raporti i vitit 2014 për Shqipërinë. Sipas tij rezulton se shoqëritë civile janë të lira nga ndërhyrja e shtetit në masën 81%, dhe 72% larg praktikave kontrolluese.