Sazan Guri akuza KQZ për ndryshimin e rregullave

Vendimi i KQZ për t'u hequr të drejtën e marrjes pjesë në zgjedhje pa mbledhur njëherë firma është cilësuar si antikushtetuese dhe që dëmton partitë e vogla. Të tille e ka cilësuar Kryetari i Alenacës Ekologjike Europiane Sazan Guri teksa ka thënë se ky vendim do të apelohet në gjykatën kushtetuese.Kreu i Partisë Aleanca Ekologjike Europiane,  Sazan Guri, njëherazi edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Kryeqytetit ka dalë kundër vendimit të KQZ  sipas të cilit partive pa deputetë u hiqet e drejta të garojnë në zgjedhje pa mbledhur  firma.Për Gurin kjo është antikushtetuese, duke paralajmëruar se vendimi do të apelohet në Gjykatën Kushtetuese.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve korigjoi pa votim një vendim të miratuar gjatë mbledhjes së 7 prillit, në të cilën "zhveshi" nga detyrimi i mbledhjes së 3 mijë firmavenë rast se do të kandidonin si të pavarur, kryetarëve të bashkive, atyre të komunave si dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë. Vendim ky i cili është kundërshtuar me forcë edhe nga Koalicioni i Vëzhguesëve Vendor që e kanë cilësuar ndryshim të paligshëm të një akti të miratuar më parë.