Renzi në Shtëpinë e Bardhë: SHBA, model për BE-në!

Presidenti amerikan, Barak Obama, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin italian Matteo Renzi, në një kohë të vështirë për fqinjin tonë, për shkak të krizës së emigrantëve por edhe reçesionit ekonomik pavarësisht reformave të ndërmarra nga kabineti Renci.Megjithatë, Obama e përgëzoi Renzin për punën e bërë, duke i kujtuar se herën e fundit që kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë, e kishte bërë këtë si kryetari i ri dhe dinamik i Bashkisë së Firences, ndërsa tani vinte si kryeministri i ri dhe dinamik i Italisë.Gjatë konferencës për shtyp pas takimit në zyrën ovale në prani të zëvendëspresidentit Bajdën dhe sekretarit amerikan të shtetit, Kerri, Obama gjeti rastin të mbronte Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Europën dhe rrajone të tjera, duke thënë se ato do të kontriubojnë në ekonominë amerikane.Edhe pse kundërshtohet nga disa grupe interesi në Europë, edhe Renci e mbrojti këtë marrëveshje, prej së cilës ai tha se Italia vetëm përfitonte. Kryeministri italian gjithashtu e quajti ekonominë amerikane një shembull për t'u ndjekur nga Bashkimi Europian, për shkak të uljes së papunësisë dhe zhvillimit ekonomik në administratën Obama.Dy krerët e shteteve folën gjithashtu për krizën në Ukrainës dhe luftën ndaj Shtetit Islamik.