Shkodër, plagoset me thikë 46-vjeçari, pranga autorit
Shkodër-Sokol Veci 46 vjec mbeti i plagosur pasdrekën e së premtes në qytetin e Shkodres. Ngjarja u shënua rreth orës 18.45 minuta në një lokal në zonën e Zdrales, në afërsi të stadiumit "Loro Borici".Sipas informacioneve të policisë së Shkodrës 46 vjecari është konfliktuar për motive banale me 42 vjecarin Petrit Lloja. Shtetasit në fjalë kanë qënë duke pirë së bashku në një lokal kur kanë nisur të grinden me njëri - tjetrin.Debati nga fjalët e rënda në drejtim të njëri - tjetrit, ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë (thikë). 42 vjecari e ka goditur me thikë në pjesën e barkut 46 vjecarin, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njëkohësisht blutë e Shkodres bënë ndalimin dhe më pas shoqërimin në komisariat Petrit Lllojën.[caption id="attachment_495776" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Lokali ku ndodhi plagosja[/caption]