Biçikleta e zgjuar e cila paralajmëron rrezikun
Po konsiderohet si bicikleta e parë e zgjuar, e cila paralajmëron ciklistët për rreziqet e trafikut dhe pengesat e ndryshme.Kjo pajisje inovative e një grupi shkencëtarësh nga Hollanda, është e pajisur me një radar të montuar mbi të, vetëm pak më poshtë timonit, i cili lejon kontrollin e rrugës përpara për lëvizje të papritura dhe objekte. Gjithashtu kjo bicikletë ka edhe një kamera mbi rrotën e pasme që kontrollon vazhdimisht se cfarë po ndodh pas ciklistit.Ciklisti lajmërohet për cdo rrezik potencial qoftë përmes një vibrimi që kalon në shalën e bicikletës nëse rreziku vjen nga pas, ose përmes vibrimeve në timon nëse rreziku është në pjesën e përparme.Vibrimi duket që është një mënyrë shumë efektive për të lajmëruar ciklistin dhe në e kemi arritur këtë gjë përmes vendosjes së elementëve të vibrimit në timonin e bicikletës dhe gjithashtu edhe në shalë, kështu që në këtë mënyrë ne mund të lajmërojmë ciklistin në një mënyrë shumë efektive për rrezikun nga përpara, nga pjesa e pasme por gjithashtu edhe duke treguar majtas ose djathtas, thotë Maurice Kwakkernaat, kërkues shkencor kryesor në Organizatën Hollandeze për Kërkimin e Aplikuar Shkencor, që po punon mbi këtë projekt.Përvec sistemit të lajmërimit inteligjent, bicikleta gjithashtu ka të shtuar një motorr elektrik, duke ofruar në këtë mënyrë shpejtësi të asistuar deri në 25 kilometra në orë. Dicka e tillë synon të ulë numrin e aksidenteve në Hollandë, pasi vetëm vitin e kaluar u regjistruan 184 ciklistë të vdekur nga përplasjet. Sipas zhvilluesve të bicikletës, shumë aksidente ndodhin kur ciklistët shohin pas tyre ose tremben kur ata janë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.Ne po shohim një rritje të aksidenteve me njerëzit e moshuar dhe ne gjithashtu po shohim një rritje në përdorimin e bicikletave sikurse edhe një rritje në kohën e cila shpenzohet duke lëvizur me bicikletë. Kjo do të thotë se numri i aksidenteve rritet dhe ne po mundohemi ta reduktojmë këtë gjë duke përdorur teknologji të reja, thotë Kwakkernaat.Zhvilluesit e saj janë duke punuar mbi uljen e peshës se bicikletës e cila shkon deri në 25 kilogram, cka nuk është pak. Ky produkt pritet të mbërrijë në treg për 2 vjet dhe do të duhet të kushtojë mes 1700 euro dhe 3200 euro, pra rreth standartit të njëjtë me një bicikletë elektrike./oranews.tv/