PayWave, një mënyrë e re për të kryer pagesën

Visa ka prezantuar sistemin payWave për telefonët Mobile në Kongresin Botëror të Telefonave Mobile në Barcelona.Është një teknologji pa kontakt e cila lejon që mbajtesit e kartave Visa, thjesht duke valëvitur pajisjen e tyre mobile përballë një terminali pagese pa kontakt, të bëjnë pagesën e tyre.Kjo teknologji përdor NFC, teknologjinë e komunikimit pranë fushës, pra standartin e komunikimit me valë të shkurtra e cila lejon përdoruesit e telefonëve mobile të transmetojnë informacionin e pagesave në një terminal pagesash pa kontakt.'Konsumatorët mund të shtojnë kartën e tyre, sikurse do të kishin një kartë krediti Visa, në telefonin e tyre. Është një proces i thjeshtë aktivizimi, ku cdokush mund të shtojë informacioniet kredenciale.Por ajo që Visa ka bërë është se, kur ato shtojnë kartën reale të kreditit në telefon, për të krijuar një numër dixhital unik, ajo lidhet me telefonin dhe e bën të sigurtë. Dhe me këtë, ashtu sikurse përdorin kartën e tyre fizike, ata mund të përdorin atë kartë për të bërë pagesat në cdo vend kur Visa pa kontakt pranohet.Nuk ka asnjë dallim për konsumatorët, qoftë nëse përdorin kartën e tyre plastike ose nëse përdorin telefonin e tyre', thotë Zëvendës Presidenti i Visa Innovation, Prasanna Laxminarayanan.Cdokush do të mendonte, se cfarë do të ndodhte nëse telefoni do të vidhej. Epo përgjigja është se nëse një skenar i tillë ndodh, atëherë kë një mënyrë për atë numër specifik të kartës i cili është i vendosur në pajisje për tu mbyllur dhe për tu kycur, siguron Laxminarayanan.Për momentin ky sistem nuk është aktiv në Europë, por Visa premton se do të vijë së shpejti./oranews.tv/