Testimi i HIV nëpërmjet smartfonit brenda 15 minutave
Zhvilluesit e një aparature laboratorike mobile me kosto të ulët që mund të kthejë cdo smartphone në një testues për sifilizin dhe HIV AIDS shpresojnë se ajo mund të jetë një shpëtues jetësh për pacientët me HIV AIDS në pjesë të largëta të botës. E gjitha cfarë duhet është një pikë gjak dhe 15 minuta.Shembulli i gjakut vendoset në një kolektor plastik i cili futet në smartfonin e përdoruesit. Përdoruesi më pas lëshon aplikacionin dhe shtyp një buton për të lëshuar reaktivin e nevojsheëm për testin.Sam Sia, një profesor i asociuar i inxhinierisë biomjekësore në Universitetin e Kolumbisë, drejton punën. ' Është me të vërtetë një cështje jete apo vdekje, sepse shumë nga këta pacientë thjesht nuk mund të udhëtojnë distanca të largëta për të testuar gjakun e tyre nëpër klinika dhe për të marrë rezultatin, cka do të thotë se ata nuk trajtohen për këto probleme. Dhe në këtë rast specifik, gratë shtatzëna, nëse nuk trajtohen për HIV ose sifilizin, do të trashëgojnë sëmundjet e tyre tek fëmijët që do të lindin dhe shumë herë të sapolindurit nuk lindin madje as gjallë.'Kërkime të cilat u ndërmorrën mbi rreth 100 pacientë në Rwanda, duke përfshirë këtu gra të cilat ishin në rrezik për të përcuar sëmundje seksualisht të transmetueshme tek fëmijët e tyre që do të lindin, treguan se kjo pajisje ishte pothuajse aq e saktë sa një test normal laboratorik.Zhvilluesit e saj besojnë se plani afatgjatë për këtë pajisje shtrihet edhe në të ardhmen dhe se kjo pajisje, eventualisht mund të testojë gjithashtu sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme si herpesi dhe hepatitis, sëmundje ngjitëse si malaria ose sëmundje kronike si kanceri dhe diabeti.'Për sa kohë që këto sëmundje mund të diagnostikohen duke përdorur një nivel testimi të gjakut të quajtur ELISA, atëhere ne mund ta duplikojmë atë. Kjo nuk mbulon cdo gjë por mbulon një rang të gjerë sëmundjesh. Unë mendoj se teknologji si kjo sigurisht që ka potencialin për të transformuar sistemin e kujdesit shëndetësor.' thotë Sam Sia.Për ndërtimin e kësaj pajisje u deshën 10 vjetë dhe kushton rreth 30 euro, një fraksion i cmimit të pajisjeve diagnostikuese tradicionale.Kërkuesit janë duke planifikuar një testim klinik në shkallë të madhe dhe shpresojnë të fitojnë miratimin nga Organizata Botërore e Shëndetit për përdorim edhe në vendet në zhvillim./oranews.tv/