Qytetet bregdetare në rrezik nga ngrohja globale
Sipas shkencëtarëve, shtresa akullnajore e antarktikut perëndimor përmban mjaftueshëm akull për të shkaktuar një rritje mes 3 deri në 4 metra në nivel global të ujit, duke përmbytur në këtë mënyrë zona bregdetare shumë të populluara. Në skenarin më të keq, kjo mund të ndodhë për më pak se disa shekuj.Peter Convey është duke gjurmuar ndryshimet në ishullin Robert, pak më larg se bregdeti i gadishullit të Antarktidës, për llogari të vëzhgimit britanik të antarktidës.'97 përqind e gadishullit të Antarktidës është ende e mbuluar nga akulli, kështu që nuk është se po shkrin e gjitha dhe do të zhduket papritur. Por një sasi e vogël akulli që shkrin është mjaftueshëm për të bërë një kontribut domethënës në ujin që shkon në oqean i cili gjithashtu ka një kontribut domethënës në rritjen e nivelit të detit', thotë ai.Në ishullin Robert, tërheqja e akullit është e observueshme në një shkallë të vogël. Biologia kiliane e bimëve Angelica Casanova nuk mund të mos e vërë re diferencën në ishull, të cilin ajo e ka vizituar për 20 vjet. Në mënyrë të rritur, bimët janë duke hedhur rrënjë në tokë dhe gurë, të cilët janë depozituar nga akullnajat që tërhiqen, një sinjal i hershëm i asaj që do të vijë, thotë ajo.'Sic ne e dimë, Antarktida ka qenë vend i cili ka regjistruar rritjet më të mëdha në temperaturë, një rritje për përafërsisht 3 gradë në 50 vitet e fundit. Ne besojmë se këto bimë janë indikatorët e vërteta të ndryshimeve klimaterike dhe mbi të gjitha të ngrohjes globale sepse ato në mënyrë të saktë ilustrojnë edhe ndryshimet, thotë ajo.Disa vite më parë, shkencëtarët menduan se Antarktida e tëra ishte në balancë, as po humbte dhe as po fitonte akull. Ndërsa tani, dy studime të ndryshme përdorin termin 'e pakthyeshme'.Nuk është temperatura e ujit rreth Antarktides që është rritur, por ndryshimi klimaterik ka modifikuar drejtimet e erërave duke shtyrë ujin e ngrohtë poshtë shtresës perëndimore të akullit.Nëse asgje nuk do të bëhet, Banka Botërore po paralajmëron dëmtime shumë të mëdha ndaj bregdeteve të rëndësishme të shumë qyteteve si Guangzhou, New York ose Mumbai./oranews.tv/