Arratisja me helikopter në Greqi, vijojnë hetimet

Nën masa të forta sigurie po zhvillohen që nga pasditja e të dielës, hetimet mbi tentativën e arratisjes së Panajotis Vlastos nga burgu i Trikalas.Hyrja e burgut është e bllokuar, ndërsa pranë helikopterit që u ul në oborrin e burgut, gjenden forca të shumta të  policisë.Sipas autoriteteve të dielën rreth orës 16 e 45, një helikopter iu afrua burgut të Trikalas. Nga bordi i helikopterit u hap zjarr kundër policëve dhe rojave të bugut, të cilët iu përgjigjën, dhe e detyruan helikopterin të ulej. Katër personat që ndodheshin në bordin e helikopterit u arrestuan.Ministri i drejtësisë, Antonis Rupakiotis, tha se autoritetet kishin informata mbi planet për arratisje.Ministria e drejtësisë bëri gjithashtu të ditur se në bordin e helikopterit ndodheshin katër persona, piloti, tekniku, një shtetas grek dhe një shqiptar.Panajotis Vlastos ishte dënuar dy herë me nga 25 vjet burg për organizimin apo ekzekutimin e një sërë vrasjesh të ndodhura vitet e fundit në Greqi.Tentativa e djeshme për arratisje nga burgu me helikopter ishte treta që shënohet në Greqi vitet e fundit. Në 2006 dhe 2009, me të njëjtën mënyrë kishin tentuar i burgosuri shqiptar Alket Rizaj, bashkë me kriminelin më të kërkuar grek, Vasilis Paleokostas.