Ligji për lojrat e fatit, 11% e popullsisë në Shqipëri i frekuentojnë

11 përqind e popullsisë në Shqipëri, ose 250 mijë shqiptarë luajnë lojra fati. Shifrën e pranojnë vetë drejtuesit e këtyre aktiviteteve, që kundërshtuan në Komisionin e Ekonomisë, ligjin e ri të lojrave të fatit. Sipas tyre, ndryshimet ligjore  shkatërrojnë tregun e kontrolluar dhe nxit lojrat online, të cilat kanë më pak mundësi mbikqyrje. Grupet e interesit i kujtuan shtetit edhe xhiron vjetore prej 33 milione euro që gjenereon ky aktivitet, dhe ngritën pikëpyetje për fatin e këtyre parave.Adem Maha, përfaqësues i grupeve të interesit: Ka një konstante optimale është mesatare. Rreth 600 persona 1 makinë elektronike. Kemi eksperienca si Italia, ku raporti 1 makina per 120 persona, po a e dini pse? Per ta bere sa me prezente lojën e kontrolluar dhe për të eliminuar lojën elektronike online. Kush i shkruan këto pallavra, më falni për shprehjen, të mendohet dy herë para se ti shkruajë.Diskutimet, kanë kalaur deri në debate personale mes deputetëve, se sa të joshur janë të zgjedhurit e popullit nga lojrat e fatitEdmond Spaho: Si shpjegohet që një pjesë e mirë e deputetëve kanë aktivitetet lojra fati?Erjon Braçe: Nuk e ndjej për detyrim që t'i kërkoj ndjesë kujt që s'frekuenton këtë lloj tregu. Ky aktivitet qenka aktivitet i konsoliduar në 20 vitet e fundit, që do të thotë: pyetja që më bëni mua mund t'ja bëni edhe kujdo qeveritari tjetër që ka qenë në krye të ekzekutivit shqiptar apo edhe në krye të Kuvendit.Ndryshimet në ligjm, parashikon që lojrat e fatit do të jenë në një distancë mesatarisht 200 m larg njëra-tjetrës, shkollave dhe objekteve fetare. Kazinotë do të zhvendosen larg qytetit dhe në zonat bregdetare. Lojtarët duhet të jenë mbi 21 vjeç, ndërsa familjarët kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë që i afërmi i tyre të mos luaj në këto salla.