Fushata e “chek-up”-it, mamografia e lëvizshme 10 ditë në Kukës
Fushata e “Check-up”-it të popullatës ka nisur në veri, përmes dërgimit të mamografisë së lëvizshme për ekzaminimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit.Në ditën e parë të punës, gratë që iu nënshtruan ekzaminimit falas, për herë të parë kryenin një kontroll të tillë.Iniciativa e Ministrisë së Shendetësisë synon që t'u vijë në ndihmë grave, pasi spitali rajonal i Kukësit nuk disponon një aparaturë të tillë.Për aktivitstet e të drejtave të grave, nisma është e rëndësishme, por e pamjaftueshme, që në vetëm 10 ditë, të ekzaminohen gratë dhe vajzat e Kukësit.Pas Kukësit, mamografia lëvizëse do shkojë në Krumë dhe Bajram Curri.Nisma është edhe formë për sensibilizimin e grave që të ekzaminohen, në mënyrë që të kenë mundësi ta zbulojnë sëmundjen që në stadin e parë të saj.