“Bankers”, Ministria Energjitikës paralajmërim për bllokim në rast shkelje

Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka paralajmëruar kompaninë Bankers Petrolium se do të përballet me sanksione të forta nëse rezulton ajo përgjegjëse për katastrofën. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm do të analizohet çdo dëm në mënyrë që të kërkohet dëmshpërblimi.Tiranë-Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka paralajmëruar kompaninë kanadeze Bankers Petrolium se do të mbajë përgjegjësi të forta ligjore nëse rezulton përgjegjëse për katastrofën, e cila për pak shkaktoi një tragjedi njërëzore në Patos Marinzë.Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Koli Bele, tha se po analizohet çdo dëm i shkaktuar nga shpërthimi i puseve të gazit dhe menjëherë do të ketë dëmshpërblim të familjeve të prekura.Ministria e Energjitikës bëri me dije se që prej së mërkurës është ngritur grupi i punës, i cili po monitoron situatën që sipas Sekretari të Përgjithshëm Koli Bele tashmë është nën kontroll.