Hapet qendër e re për autizmin, trajtohen fëmijët mbi 7 vjeç
Në Shqipëri hapet një qëndër e dytë nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë për të trajtuar fëmijët autik mbi 7 vjeç. Është hera e parë që kjo grupmoshë merr një trajtim të tillë të specializuar dhe financimi i kësaj godine është dhuratë e Qeverisë kuvajtiane. Ndërkohë në Tiranë janë zhvilluar një sërë aktivitetesh për sensibilizimin e qytetarëve për autizimin.Në Tiranë hapet qëndra e dytë për trajtimin e autizmit. Kjo qëndër është për trajtimin e fëmijëve më të rritur, mbi 7 vjeç dhe është hera e parë për këtë grupmoshë që përfiton një trajtim më të specializuar.Financimi i saj është një dhuratë e Qeverisë kuvajtiane falë mbështetjes së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë.Dr. Liri Berisha tha se programi është i specializuar, duke ndihmuar të miturit të aftësohen.Në ditën ndërkombëtare të sensibilizimit të autizmit, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh, të cilat nisën siparin që nga rruga “Murat Toptani”.Në pedonale u krijua një ambjent argëtues për këta të vegjël dhe për kalimtarët u ofruan broshura informuese se çfarë është autizmi.Aktivitetet vijojnë përgjatë ditës me qëllim sensbilizimin dhe informimin mbi këtë këtë çrregullim neurobiologjik.