Zgjedhjet, Mediu kritikon PD: S'mund të rrimë në pritje, Duka: Sekserët po tentojnë të ndryshojnë kandidatët

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu deklaron në Ora News se PD nuk po tregohet serioze në negociatat për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit. Bashkia e Durrësit duket se po con drejt përcarjes të djathtën. Mediu thotë se PR nuk mund të rrijë në pritje, dhe se tërheqja e PD nga kandidatura e Agron Dukës  është e pakuptimtëFatmir Mediu: “Filozofia e PD duket qartë që është filozofia e një subjekti që do të dali e vetme në zgjedhje, përsa kohë nuk ka negociata serioze, ose atu diskutime që ne kemi bërë paraprakisht zhvlerësohen në mënyrë të një anshme. Duke qenë kështu unë mendoj në cilësinë e kryetarit të PR, por gjithë strukturat e PR ka përgjegjësinë për tu përballur në zgjedhje. Ne nuk do të kemi asnjë pozicion tjetër përvec pozicionit opozitar. PD të garojë më vete, PR të garojë më vete”Më i ashpër në reagimin e tij ndaj PD ka qënë vetë Duka. Në intervistën e mbrëmjes në Channel 1, ai ka deklaruar se sekserët politikë do të dëmtojnë si PD ashtu dhe PR, megjithatë ai nuk tërhiqet nga kandidimi.Agron Duka: “Përflitet shumë që ekzistojnë sekserë politikë. Unë nuk i kisha dëgjuar ndonjeherë më parë, që nëpërmjet shpenzimeve abuzive mundohen të prodhojnë kundërshtarin e vet politike. Dmth i ngjajnë tamam trukimeve në një ndeshje futbolli. Nuk jam aventurier që të marr iniciative të tilla personale, këtu do merren në bashkëpunim me strukturat e PR, por edhe me bazën e PD”Mediu iu shmang pyetjes nëse ky moment do të cojë në një divorc, PD-PR, ndërsa të martën republikanët mbledhin kryesinë, ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha mbledh të mërkurën tryezën e aleatëve.