Zbardhet dokumenti, Prefektja e Vlorës firmosi koncesionin e parkingjeve
Ora News zbulon dokumentin ku Prefektja e Vlorës ka firmosur për ligjshmërinë e koncesionit të parkingjeve, që mban datën 9 tetor 2014. Pas dokumentit, PD Vlorë ka kërkuar dorëheqjen e Prefektes, pavarësisht se këshilltarët e djathtë votuan pro vendimit për koncesionin. Bashkia e Vlorës duke reaguar për Ora News ka lënë të kuptohet se nuk tërhiqet nga vendimi për parkingjet.Vlorë- Dy ditë pasi deklaroi kthimin për rishikim të ligjshmërisë për koncesionin e parkingjeve, vendim që i kushtoi dhe postin Sekretarit të prefekturës Dritan Halili, OraNews zbulon dokumentin ku vetë Prefektja Etjona Hoxha ka hedhur firmën në dokumentin e parë për ligjshmërinë, që mban datën 9 tetor 2014.Më 28 mars, Prefektja e Vlorës deklaroi se kanë nisur konsultimet per te rishikuar apo revokuar kontratën koncensionare, teksa njoftoi dhe kërkesën për dorëheqje të Sekretarit të Prefekturës Dritan Halili që kishte hedhur firmën pa dijeninë e saj.Hoxha: “ Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës nuk duhet të kishte kundërfirmosur në asnjë rrethanë një vendim të tillë, pa pasur më parë një konsultë përfundimtare me mua në cilësinë e Prefektes së qarkut”.Dokumenti ka sjellë reagimin e PD-së Vlorë, ku ndonëse këshilltarët e kësaj force votuan pro parkingjeve me koncesion kërkuan dorëheqjen e Prefektes.Moisi Meminaj: “ Në gjithë këtë ngërç PD i kërkon Prefektes, Sekretarit, të gjithë autoritetit të japin dorëheqjen pas këtij akti. Prefektja vetë të jetë e para”.Koncesioni i parkingjeve është kundërshtuar në mënyrë absolute nga qytetarët vlonjatë, që nga ana tjetër vlerësuan kthimin nga Prefektja, Etjona Hoxha.Nga ana tjetër, pavarësisht zhvillimeve dhe shtimit të zërave kundër koncesionit të parkingjeve, bashkia e Vlorës përmes një sms-je ka lënë të kuptohet se nuk tërhiqet nga vendimi."Nuk do të jap më intervista për parkimet. I kam sqaruar të gjitha më parë, nuk kam çfarë shtoj dhe heq. Qëndrimet politike nuk janë pjesë e imja”shkruan në sms Nënkryetari i bashkisë Vlorë.Ndërsa me 10 mars 2015, nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Ardian Musta, deklaroi për Ora News:“Është vrejtur që ne kemi një humbje shumë të madhe dhe mosmbledhje të tarifës dhe për këtë zgjodhëm një mënyrë tjetër të menaxhimit të parkingjeve”.Kompanisë "Tis Holding LLC+ On Track Innovations" i është dhene me vendim unanim të Këshillit bashkiak Vlorë, koncesioni për 15 vjet i parkingjeve në 24 rruge kryesore e dytesore me një tarifë prej 50 lek/ora.[caption id="attachment_486381" align="alignnone" width="482"]
Vendimi i Keshillit bashkiak Vlore i firmosur nga Prefektja[/caption][caption id="attachment_486382" align="alignnone" width="411"]
Vendimi i Keshillit Bashkiak Vlore i firmosur nga Sekretari i Pergjithshem i Prefektures[/caption]