Formulari A1 dhe A1Z, AKEP: Shansi i fundit për maturantët 31 marsi

31 marsi është afati i fundit për maturantët për të plotësuar formularin A1 dhe A1Z.Nëpërmjet udhëzimeve nga Agjensia Kombetare e Provimeve, edhe plotësismi i këtyre formularëve duhet të përfundonte më herët, Ministria e Arsimit ka vendosur të japë dhe një afat të fundit për plotësimin e tyre.Kjo për të mos qenë të penalizuar matuantët të cilët nuk kanë mundur të bëjnë plotësimin. Formularët janë online dhe ai A1 plotësohet vetëm nga maturanët e vitit shkollor 2014-2015.Ndërsa formulari A1Z plotësohet nga maturantë të viteve të mëparshme, kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi më heret dhe kandidatët që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar.Kjo procedurë ndodh për dhëniën e provimeve të detyruar dhe me zgjedhje të maturës shtetërore.