Në qiell të hapur pas djegies së shtëpisë, familja Celaci kërkon ndihmë

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar krejtësisht shtëpinë e Ilir Celacit në fshatin Derven të Krujës mesnatën mes së dielës e së hënës.Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, por dëmet materiale janë shumë të mëdha për familjen e ardhur 2 vite më parë nga Burreli.Kryefamiljari shpjegon se me vështërsi ka mundur të nxjerrë 4 fëmijët jashtë shtëpisë që digjej, ndërsa nuk ka mundur të shpëtojë asnjë orendi shtëpiake.Familja 6 anëtarëshe tashmë është në qiell të hapur. Ndërsa puna e një jete për të ndërtuar me mund një shtëpi është zhdukur brenda pak minutash.Kryefamiljari Ilir Celaci, i mbetur në qiell të hapur me 4 fëmijë të mitur, kërkon ndihmë për të përballuar situatën e vështirë.