Gara për Tiranën, Bojaxhi: S’dua mbështetjen e asnjë partie, s’kam ndërmend të bëhem kryetar partie

Nuk ka premtime të mëdha për të qeverisur Tiranën por pretendon se do e fitojë atë, qoftë edhe pse ka bindjen se në këto 25 vjet, dy  forcat politike e kanë kthyer  kryeqytetin ne një vend të pabanueshëm. I ftuar në Tonight Ilva Tare, Gjergj Bojaxhi, ka rrëfyer se përse vendosi të garojë për kreun e bashkisë së Tiranës, si kandidat i pavaruar.Gjergj Bojaxhi: Politika aktuale nuk jep më zgjidhje për problemet që ka qyteti i Tiranës, politika aktuale nuk është më duke menduar për qytetarët por për një klikë të ngushtë biznesesh dhe klientësh. Ka ardhur koha që e vetmja zgjidhje është të rregullojmë qytetin jashtë partive politike dhe të largojmë partitë politike nga ky qytet.Burimet finaciare duket se do i kushtëzojnë edhe fushatën e zgjedhjeve vendore. Premton se do të jetë qytetare dhe përjashton çdo koalicion me forcat poltikeGjergj Bojaxhi: Jo, ne nuk kemi kërkuar dhe nuk dëshirojmë mbështetje nga  asnjë parti politike që do futen në garë për zgjedhjet.Ka dhe një përgjigje  për Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit, i cili shkruan se Bojaxhi po përdoret nga Partia Socialiste.Gjergj Bojaxhi: Deri para dy vjetësh e dinimi se mbase mblidheshin tek zyra e tij, po se ku mnlidhen sot nuk e di se nuk jam pjesë e tyre.Pozicionet e larta drejtuese që ka mbajtur në qeverisjen Berisha i komenton si një përvojë të fituar, dhe nuk i druhet asnjë fakti komprometues që mund të përdoret nga kundërshtarët e tij në këtë fushatë zgjedhore. Thotë se është i pakompromentueshëm, e ndaj kanë nisur dhe përplaset me Berishën.Gjergj Bojaxhi: Rasti i procedurës së prokurimit të rrugës Durrës-Kukës ka qenë një nga ato. Unë kam kundërshtuar mënyrën si është bërë procedura, sepse sipas mendimit tim në atë kohë dhe i qëndroj, procedura për prokurimin e kësaj rruge është bërë në kundërshtim me ligjinPranon se është ndjer dhe Don Kishot, megjithëse drejtimi i INUK i dha fund bashkëpunimit të tij me një forcë politike për të cilën edhe u rikthye në Shqipëri në vitin 2005.Gjergj Bojaxhi: Në rastin e INUK unë kam shumë gjera peng, sepse ishte një punë që unë e more me shume passion. Unë e marr shumë seriozisht mbrojtjen e territorit. Mendoj që një shtet dy gjëra ka shumë të rëndësishme Burimet Njerëzore dhe Territorin dhe kjo ishte arsyeja që pranova sfidën e INUK. Fatkeqësiht ajo mbëhstetje institucionale që mu premtua nuk mu dhanë. Në shumë raste e kam ndjereveten si Don Kishot.Por ka dhe një pikë të dobët…Gjergj Bojaxhi: Unë do thoja se pika më e fortë është këmbëngulja dhe integriteti, pika më e dobët ka qenë dhe mbetet Jola Hasanmataj (bashkëshortja).Një pjesë nga intervistaGjergj Bojaxhi: Unë personalisht nuk kam ndërmend të bëhem kryetar i ndonjë partie, as tani pas pas dy vjetësh as pas katër vjetëshIlva Tare: As lëvizje qytetare, se kjo varet nga votat që do merrni zoti BojaxhiGjergj Bojaxhi: Po mirë nesë qytetarët e Tiranës do na japin një votëbesim kaq të madh, unë nuk kam pse të përjashtoj faktin që nesër mund të lindi një lëvizje qytetare e re, qoftë nga ky projekt, qoftë nga dicka tjetër për të marrë një nisëm më të madhe në nivel kombëtar, por objektivi im primar është gara për bashkinë e Tiranës, në mënyrë që unë t’i ofroj qytetarëve të Tiranës një alternativë qeverisje ndryshe.Ilva Tare: A do pranoni nëse ndonjë parti politik, jo dy partitë e mëdha, por ndonjë parti tjetër ju ofron mbështetje, do ta pranini?Gjergj Bojaxhi: Jo, ne nuk kemi kërkuar dhe nuk dëshirojmë mbështetje nga  asnjë parti politike që do futen në garë për zgjedhjetIlva Tare: E keni menduar mirë këtë përgjigje?Gjergj Bojaxhi: E kemi menduar shumë mirë.....Ilva Tare: Pse vendosët të kandidoni?Gjergj Bojaxhi: Si pjesë e një grupi qytetarësh mendojmë që politika aktuale nuk jep më zgjidhje për problemet që ka qyteti i Tiranës, politika aktuale nuk është më duke menduar për qytetarët por për një klikë të ngushtë biznesesh dhe klientësh. Ka ardhur koha që e vetmja zgjidhje është të rregullojmë qytetin jashtë partive politike dhe të largojmë partitë politike nga ky qytet. Ka ardhur koha të kuptojmë që partitë politike janë problemi që ne kemi në Tiranë dhe gjithë Shqipëri.Ilva Tare: Si do i largoni, ato largohen me votë?Gjergj Bojaxhi: Edhe ne me votë po garojmë, për votën e qytetarëve.Ilva Tare: Ka qenë një vendim i lehtë, i marrë në një kohë të shpejtë, apo e keni menduar mirë?Gjergj Bojaxhi: Nuk është një vendim i lehtë, i komplikuar jo i vështirë. Ne jemi jë grup qytetarësh , djem , vajza të rinj profesionistë që kemi kohë që diskutojmë problemet që kemi si shoqëri, si qytet, pse ndodhin, si mund to zgjidhim. Vendosëm që duke marrë një hap konkret do të përfaqësojmë atë shumicë të heshtur, shumicë të madhe që do donte të shihte diçka ndryshe për menaxhimin e qytetit dhe për mënyrën si politika administron qytetin.Ilva Tare: Jeni optimist për këtë?Gjergj Bojaxhi:  Jam optimist sepse nga bisedat, takimet me shumë qytetarë, gjykojmë se ka ardhur koha që Tirana të provojë diçka ndryshe.Ilva Tare:Pse hyni në një garë kur e dini se humbja është e sigurtë?Gjergj Bojaxhi:  Unë nuk e di pse ju mendoni se humbja është e sigurtë. Është absolutisht e mundur që Tirana të fitohet nga një kandidaturë e pavarur. Por nuk është çështja a është një fitore apo humbje e sigurtë. Ne i kemi provuar të gjitha zgjidhjet që këto parti politike kanë pasur për Tiranën, i kemi paketuar. Asnjë nuk ka funksionuar. Në Tiranë problemet vetëm shtohen.Për aq kohë sa ne kuptojm ë që nuk ka zgjidhje tejtër, mendojmë që populli i Tiranës e ka kuptuar gjithashtu dhe do të shikojë për një alternativë.Ilva Tare: Kur thoni Ne, është stafi juaj i ngushtë?Gjergj Bojaxhi:  Jo kemi parasysh thjesht qytetarë të thjeshtë, siç dolëm dhe sot. Jemi mësuar që të dalim me figura të mëdha që të tregojmë se kemi këtë apo atë mbështetje. Padyshim pranojmë çdo mbështetje nga qytetarë, profesionistë dhe njerëz të nderuar që ky qytet ka. Por nuk ka nevojë të bëjmë fasada, ky qytet i takon njerëzve të thjeshtë në radhë të parë, nuk i takon figurave të mëdha.Ilva Tare:  Megjithatë figurat e mëdha janë votuar?Gjergj Bojaxhi: Nuk mund ta mohoj këtë fakt, por figurat e mëdha e kanë bërë qytetin në këtë pikë që është sot. Ka ardhur koha që ne  si qytetarëtë thjeshtë të kuptojmë se ky qytet në radhë të parë nuk ka nevojë për zgjidhje të mëdha, por të përditshme, të vogla që do ta bëjnë këtë qytet të jetueshëm dhe normal për të gjithë ne.Ilva Tare: Zoti Bojaxhi. Kjo e juaja është garë, provë, eksperiment apo aventurë?Gjergj Bojaxhi: Nuk e kuptoj shumë mirë pyetjen?Ilva Tare: Po hyni në një garë reale, apo është një eksperiment le të provojmë sesa të zhgënjyer janë ata që mendojnë se PS-PD e kanë dëmtuar këtë qytet?Gjergj Bojaxhi: E para. Unë nuk merrem me aventuara. Edhe ngjitjen e Everestit që shumë mund ta shohin si aventurë ka qenë e mirëplanifikuar, e mirëtrajnuar. Nuk dua të mohoj se është një garë shumë e vështirë, jam i ndërgjeshëm, por ka ardhur koha të sfidojmë këtë klasë politike që nuk po na zgjidh problemet që ne kemi.Ilva Tare: Dhe kur nuk i zgjidh një klasë politike, do ti zgjidhë një i pavarur?Gjergj Bojaxhi: Padyshim. Nëqoftë se një i pavarur është i interesuar të përfaqësojë qytetarët, nuk ka militantë me vete, nuk ka klientelizëm kjo është shumë e mundshme. Në momentin që kemi parti politike të cilat i zgjedhin kandidaturat ose për ti përdorur për trampoline për tu bërë kryetarë partish apo Kryeministra, ose si karrige për të zgjidhur dhe rritur klientelën e tyre të biznesit që më vonë do ti financojë fushatat, padyshim që kjo që ofrojmë ne është një ndryshim shumë i madh.Ilva Tare: E konsideroni gjithashtu një provë se a mund të marrë vota një lëvizje qytetarësh, intelektualësh në kryeqytet?Gjergj Bojaxhi: Padyshim ka edhe njerëz që e shohin si të tillë, kjo mbetet për tu parë. Por unë kësaj gare i kam hyrë që tu jap qytetarëve një alternativë reale për të administruar qytetin më mirë dhe përmirësuar jetën e qyetarëve.Ilva Tare:  Cili është ekipi juaj?Gjergj Bojaxhi: Një grup qyetarësh shumë të arrirë në fushën  e tyre, ju siguroj që nuk kam asnjë njeri që po punon me mua që pas fitores së Bashkisë së Tiranës do vijë me mua për të punuar në Bashki.Ilva Tare: Ose do merren këto leje ndërtimi apo?Gjergj Bojaxhi: Unë nuk jam kundër zhvillimit të qytetit, por kundër  mënyrës sesi lejet e ndërtimit qartazi favorizojnë klientë të ngushtë, interes të ngushtë privat dhe shkelin harmoninë dhe interesin publik dhe hapësirat e përbashkëta.Ilva Tare: Këta që ju i quajtët vullnetarë në reagimet e para por dhe më herët kur përflitej kandidimi juaj si i pavarur janë quajtur si ish-zyrtarë të PD-së, ish-këshilltarë, ish-përfaqësues të COPI-t. Janë vërtet vullnetarë apo janë më shumë njerëz që i përkasin të djathtës?Gjergj Bojaxhi: Dini ndonjërin që është ish-zyrtar, se ish-këshilltar njoh. Një nga këta figura është Ermal Hasimja, këshilltar i zotit Berisha dhe në 2006 ka dhënë dorëheqjen pasi nuk ka pranuar mënyrën sesi Berisha drejton te partinë apo pushtetin. Nëse po themi që do marrim njerëz që nuk kuptojnë se cfarë  është menaxhimi i shtetit, politika, nuk kanë ide, atëherë ne nuk u ofrojmë qyetarëve alternativë reale. Nuk mendoj se qyteti sot mund të administrohet nga një n jeri që është shumë i edukuar, shumë i mirëarsimuar dhe thjesht vjen dhe kupton  të gjithë problemet që ka shoqëria shqiptare. Nuk shoh asnjë shqetësim dhe asnjë problem. Hasimja është pjesë e grupit, padyshim që ne mund të kemi njerëz që punojnë për ne, na ndihmojnë. Hasimja është i vetmi që mund të njihet publikisht. Të tjerët janë punonjës, që punojnë konsulentë me profesione të ndryshme, njerëz të thjeshtë që punojnë në profesionin e tyre nuk varen nga shteti dhe nuk kanë nevojë për punësim nga shteti.Ilva Tare:  Kanë qenë më Parë të punësuar në administratën e PD?Gjergj Bojaxhi:Mund të kenë qenë por sot janë në sektor privat me çdi unë. Unë nuk mendoj se ka diçka të keqe që dikush të jetë i punmësuar në shtet apo jo. nuk mendoj që ata që kanë punuar në kohën e Enver Hoxhës janë nhjerëz të këqinj dhe jo profesionistë, nuk mendoj se ata që kanë punuar në kohën e Fatos  Nanos janë nejrëz hajdutë dhe të korruptuar. Çështja se ku ka punuar dhe pse nuk do të thotë asgjë. Nëse dimë diçka për një individ i cili ka shkelur ligjin, nuk ka punuar për imteresin publik, atëherë po hajde ta dënojmë.Ilva Tare: Ka njerëz në stafin tuaj bashkëpunëtorë që janë në administratën aktuale, ose që kanë lidhje me të majtën?Gjergj Bojaxhi: Jo nuk jam në dijeni. Kemi shumë njerëz në grupin e punës, vullnetarë që mund të jenë me bindjet e tyre personale të majta apo të djathta. Por kjo lëvizje nuk është një lëvizje me bindje ideologjike, sepse nuk mendoj se ka nevojë të kesh bindje ideologjike për të luftuar korrupsionin, që qyteti të jetë më i pastër, me parqe më shumë, rrugë më të mira. Gajtë kohës që ne në Shqipëri flasim për bindje të majta dhe të djathta, korrupsioni është duke ngrënë të gjithë strukturën e shtetit dhe shoqërisë që kemi.Ilva Tare: Dhe kjo nuk ka bindje majtas apo djathtas?Gjergj Bojaxhi: Absolutisht jo.Ilva Tare: Ju vjen keq, pashë në disa referenca në rrjetet sociale që ju krahasonin me Hysni Milloshin e 8 Majit 2011?Gjergj Bojaxhi: Nuk e di kush është Hysni Milloshi me thënë të drejtën. Si lidhet kjo me kandidimin tim për Tiranën, se kuptoj se çfarë ka të bëjë një kandidat i Partisë Komuniste siç u shprehët dhe ju me një kandidat të pavarur.Emisioni i plotë