Alarm fals për bombë, avioni turk bën ulje emergjence në Kazablanka
Rreziku për një bombë në bord ka detyruar një avion të Turkish Airlines që po udhëtonte nga Stambolli për në Sao Paolo, me 356 vetë, të bëjë një ndalesë emergjence në Kasablanka të Marokut.Sipas zyrës së shtypit të kompanisë ajrore, në një prej tualeteve të avionit ishte gjetur një letër ku shkruhej fjala "bombë".Kaq ka mjaftuar që pilotët të devijonin fluturimin dhe të uleshin në aeroportin e qytetit maroken dhe pasi u zbulua që në bord nuk kishte asnjë bombë dhe gjithçka ishte sajesë, pasagjerët rihipën dhe avioni vazhdoi udhëtimin për në Brazil.Sipas Turkish Airlines, ulja e emergjencës është procedurë standard që zbatohet nga kompania në raste të tilla.Gjithashtu ata thanë se një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe një ditë më parë në një fluturim nga Stambolli për në Tokio, por të dy incidentet nuk kanë lidhje me njeri-tjetrin.