Berat, vidhet minibashkia 2, marrin 200 mijë lekë

Minibashkia me numër 2 në qytetin e Beratit ka rënë preh e vjedhjes gjatë natës së 29 marsit, ndërkohë që mësohet se një sasi lekësh nga zyrat e taksave vendore dhe gjendja civile janë grabitur.Kanë qënë punonjësit e kësaj minibashkie, të cilët konstatuar vjedhjen mëngjesin e 30 marsit  dhe menjëherë kanë bërë njoftimin në organin blu.Burime nga organi blu në Berat bëjnë me dije se me anë të thyerrjes në derën kryesore persona ende të paidentifikuar nga policia kanë mundur të hyjnë në ambjentet e rajonit.Vjedhësit kanë hyrë në zyrën e gjendjes civile dhe atë të taksave vendore, nga ku dyshohet se kanë vjedhur rreth dy milionë lekësh.Ndërkohë, punonjësit e kësaj minibashkie në bashkëpunim dhe me ekspertët hetimore kanë nisur verifikimet në dokumentacionin e rajonit, për të mësuar nëse janë kryer vjedhje në dosjet e kësaj njësie vendore.Hetimet që vazhdojnë për verifikimet e plota të vjedhjes kanë bërë që ditën e sotme mos të ofrohet shërbim për qytetarët. Këta të fundit deklarojnë se nuk kanë marrë shërbimet pranë rajonit.Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet N.P, i cili dyshohet si autorë i vjedhjes së ndodhur.Ndërkohë filloi procedimi penal me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Agjentin Tatimor të kësaj minibashkie.Agjenti tatimor, me inicialet F.B, akuzohet për "shpërdorim detyre", pasi nuk ka bërë mbydhjen e shumës së lekëve prej 200 mijë lekësh të reja, të cilat i ka lënë në arkë dhe nuk i ka arkëtuar.[caption id="attachment_486579" align="alignnone" width="640"]bashkia berat Në foto: Minibashkia nr.2, Berat[/caption][caption id="attachment_486581" align="alignnone" width="640"]3 Në foto: Minibashkia nr.2, Berat[/caption]/Oranews.tv/