Diplomatë e Ministra, mesazhe për kapërcimin e hendekut burra-gra

“Hendeku që ekziston midis burrave dhe grave në të gjitha shoqëritë duhet të kapërcehet”.Ka qenë ky mesazhi i Ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu gjatë diskutimit mbi barazinë gjinore.E pranishme në panel, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni deklaroi se midis zonave rurale dhe urbane ka një diferencë të madhe përsa i përket barazisë gjinore, e megjithatë ajo u shpreh se përmirësimi i kuadrit ligjor është hapi i parë pozitiv.E megjithatë për Ministren Gjermeni pozitiv është edhe fakti që sot gratë përfaqësohen edhe nga Aleanca e Grave Deputete, një aleancë e cila ka në përbërje kahe të ndryshme politike.Përfaqësuesja e Shoqërisë Civile, Iris Luarasi, në fjalën e saj deklaroi se e rëndësishme mbetet fakti që burrat të mbështesin rolin e grave në vendimmarrje e të bëhen pjesë e saj.Aktiviteti i organizuar nga Ambasada e SHBA vjen në kuadër të muajit Mars, i cili konsiderohet si muaji i historisë së gruas.