Basha tërhiqet nga gara për Tiranën, ja kandidatët potencialë të PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2015, 22:20
Lulzim Basha nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës. Burime të sigurta nga selia blu bëjnë të ditur se lideri i opozitës do ti përkushtohet drejtimit të PD në opozitë.Ndërkohë mësohet se ka nisur testimi i disa prej emrave që baza e PD propozon si kandidatë potencialë për të drejtuar Bashkinë më të madhe në vend.Ish-Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, nënkryetarja aktuale e PD, Jorida Tabaku, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe Koordinatorja për marrdhëniet me publikun Grida Duma janë emrat që propozon baza e PD.Por prozime të tjera janë edhe emrat e Eduard Halimit, Majlinda Bregut, Gerti Bogdanit dhe Besnik Aliajt.