SHBA, sulmohet Agjencia Kombëtare e Sigurisë, vritet agresori
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci paraprak i një incidenti me armë në selinë qendrore të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Uashington, pasi dy vetë me një makinë tip Fuoristradë u përpoqën të hynin në selinë e një prej agjencive të shërbimeve sekrete më të mëdha në SHBA.Një prej agresorëve është vrarë nga forcat e sigurisë, tjetri është në gjendje kritike, ndërsa një oficer policie raportohet të ketë mbetur i plagosur.Në pamjet e përcjella nga televizionet amerikane, fuoristrada e zezë duket se është përplasur me një prej makinave të forcave të sigurisë, ndërsa trupi i agresorit të vrarë qendronte në tokë i mbuluar me copë të bardhë.Një zëdhënëse e FBI-së tha se mundësia e një sulmi terrorist ishte përjashtuar, megjithatë hetues dhe oficerë të shumtë policie u mblodhën për të marrë në pyetje dëshmitarët, në mënyrë që të përcaktohej sa më shpejt arsyeja e sulmit.Zyrtat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, e cila në vitet e fundit është vënë në qendër të kritikave sidomos pas zbulimeve të spiunit amerikan Eduard Snowden, ndodhen në një bazë ushtarake në Merilend, në periferi të Uashingtonit.Përveç një personeli me 11 000 ushtarakë dhe 29 000 civilë, në selinë e agjencisë ndodhen edhe rreth 6000 familjarë të punonjësve.