Kodi doganor, opozita kundër: Është favorizim klientelist
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ndryshimet në kodin doganor të cilat parashikojnë hapjen e “Duty Free Shops” në pikat kufitare tokësore dhe detare. Kjo ka shkaktuar një sërë debatesh në Komision, pasi opozita i cilëson këto ndryshime si favore klienteliste.Tiranë- Edhe pse u duk sikur opozita bashkoi votat me maxhorancën për ndryshimin e kodit doganor, më pas u sqarua se për deputetët e PD-së kjo ishte vetëm një keqkuptim.Braçe:“ Kush është kundër nsimës që ka sjellë qeveria. Praktikisht, kundër mo!Shehu: “ Se kuptoj”.Braçe: “ Që ta bëj më të qartë,jo se bën sikur nuk kuptoi ai”.Por përtej konsensusit të gabuar, opozita e kundërshtoi me forcë hapjen e “Duty Free Shops”, duke e konsideruar si një mundësi e hapur korrupsioni.Bode: “ Klienteliste brenda për brenda për ti bërë nder dikujt. Nuk është një gjë që do të shkatërrojë, nëqoftëse funksionon normalisht as nuk shkatërron ekonominë dhe as ndihmon ekonominë”.Përtej debatit për këtë temë edhe vetë maxhoranca ka krijuar debate me Ministrin Cani, duke mos i lënë shumë hapësirë opozitës.Kreu i Komisionit Erjon Braçe edhe njëherë i kërkoi kreut të Financave që të rrisë konkurencën dhe të marrë vendime për disa konçesione.Braçe: “ Atë kontrollin e pullave fiskale, atë koncesionin e pullave fiskale dhe shërbimin e pullave fiskale të liberalizohet. Atë koncesionin tjetër të ngjyrosjes dhe markimit të karburanteve të liberalizohet. Dhe liberalizohen fare pa kosto, ja po jua them unë”.Pavarësisht se kodi i ri doganor është miratuar vetëm pak muaj më parë, Ministria e Financave ka kërkuar këtë ndryshim si një kërkesë e biznesit.Aktualisht në Shqipëri funksionon vetëm një “Duty Free Shop”, ose dyqan që nuk është i përfshirë në taksa në aeroport.