Të dënohet prostituta, apo klienti? Debati përfshin senatin francez

Senati francez u bë arenë debatesh të hënën ndërsa ligjvënësit diskutonin reformën mbi ligjin ndaj prostitucionit, ku tema më e nxehtë ishte një amendament për të penalizuar punëtoret e seksit apo klientët e tyre.Dy vjet më parë, ai që quhet si profesioni më i vjetër në botë, u hoq nga  lista e veprave penale, por ata persona që kapen nga autoritetet duke paguar për të marrë në këmbim seks, gjobiteshin me 1500 euro.Por senatorët francezë kanë ngritur dyshime mbi këtë masë, duke vënë në dyshim punën e policisë dhe kërkojnë rikthimin e dënimit edhe për punëtoret e seksit."Çështja është shumë e thjeshtë. Ose duhet të dënojmë klientët më tepër ose të rikthejmë joshjen në listën e verpave penale. Duket se vetëm kjo e fundit mund ta zgjidh këtë çështje dhe ne si forcë politke do të marrim masa në këtë drejtim", thotë Zhan Pier Val, i partisë Bashkimi për Lëvizje Popullore të ish-presidentit Nikola Sarkozi.Por Partia e Gjelbër duket se e kundërshton këtë nismë. Senatorja Ester Benbasa thotë se kriminalizimi i prostitucionit vetëm sa do ta shtynte këtë biznes edhe më tepër në errësirë, duke e bërë edhe më të rrezikshëm për femrat që jetojnë përmes tij."Jam kundër penalizimit të klientëve. Jam kundër rivendosjes në veprat penale dhe jam i mendimit që duhet të gjejmë mënyra për t'i ndihmuar këto femra. Kështu që do të votoj vetëm për këtë pejsë të ligjit që thotë se duhet t'i ndihmojmë ato", thotë ajo.Edhe pse të marrësh apo të ofrosh para në këmbim të marrëdhënieve nuk është e ndaluar në Francë, joshja, dhe roli i tutorit janë. Ndërsa joshja passive, si veshja e rrobave që tregojnë pjesë intime në zona që njihen për prostitucion, nuk përbën vepër penale, që prej shfuqizimit nga presidenti Sarkozi në vitin 2003.Rreth 90% e prostitutave që punojnë në Francë, një shifër kjo që vlerësohet të jetë deri në 40 000, janë shtetase të huaja, shumica prej tyre viktima të trafikut të qënieve njerëzore në Nigeri, Kinë dhe Rumani. Një shifër drastike kjo, duke parë që vetëm një dekadë më parë vetëm 5% ishin të huaja.