Frroku në Këshillin e Mandateve: S'kam kryer vrasje. Babai im ecën me të drejtën zakonore
Këshilli i Mandateve ka dhënë lejen për arrestimin e dytë për Mark Frrokun, i cili mohoi të ketë kryer vrasje në jetën e tij. Frroku mbërriti në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga forcat e policisë në një seancë ku u mbizotërua nga debatet si për kërkesën për të mos e drejtuar Meta këtë seancë ashtu dhe për të evidentuar se kur kishte ardhur kërkesa nga autoritetet belge. Këshilli do shkojë në seancë me dy raporte.Tiranë- Pa pranga, por i shoqëruar nga forcat e policisë, deputeti Mark Frroku ka hyrë në mesditë në Kryesinë e Kuvendit, por këtë herë jo për të ushtruar detyrën e tij si i zgjedhur i Shkodrës, por për të dalë përpara kolegëve në Këshillin e Mandateve, për kërkesën e dytë të Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e tij për akuzën e vrasjes.Pikërisht këtë akuzë, Mark Frroku e mohoi që në nisje të mbledhjes, duke deklaruar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë në Shqipëri.Mbledhja, e cila u drejtua nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, u shoqërua me debate të forta, të cilat fillimisht nisën nga kërkesa e demokratëve që kryeparlamentaritë tërhiqet nga kryesimi i Këshillit, për shkak të konflikit të interesit.Debate të nxehta u zhilluan edhe për kohën kur autorit etet belge kanë nxjerrë urdhërarrestin dhe kur reaguan atuoritetet shqiptare.Për 90 minuta, Mark Frroku mori vetëm 2 herë fjalën dhe mbrojtjen e tij ia besoi avokatëve.Më pas ai la ambientet e Kryesisë, për tu rikthyer në banesën që qëndron i izoluar në arrest shtëpie.Këshilli i Mandateve me konsensus vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorisë për ti hapur rrugë arrestimit të Mark Frrokut.Kërkesa pritet të miratohet në seancë plenare, me votim të mbyllur dhe shumicë të thjeshtë.Ora 13:40 Këshilli i Mandateve tërhiqet për të marrë vendimin për kërkesën për arrestimin e FrrokutOra 12:40 Dokumentet per Frrokun janë të institucioneve ndërkombëtarePërfaqësuesja e prokurorisë: "Interpol Tirana na solli urdhërarrestin ndërkombëtar më 27 mars pasdite. Informacioni që fshihet është konfidenuial dhe nuk mund ta bëj publik. Bëhet fjalë për urdhërarrest ndërkombëtar.Dokumentet që kemi janë të institucioneve ndërkombtare dhe nuk besoj që institucionet ndërkombëtare të lëshojnë dokumente vërtetësinë e të cilave mund ta vëmë në dyshim"Ora 12: 30 Mark Frroku: S'kam qenë në Belgjikë kur ndodhi vrasja. Babai im ecën me të drejtën zakonore"S’kam ndërmend ti fshihem drejtësisë. Kam pritur 4 orë tek lokali im policinë. Mark Frroku nuk ka vrarë njeri dhe nuk ka organizuar vrasjen e askujt. Autoritetet belge të më provojnë që unë kam qenë në Belgjikë dhe unë pranoj vrasjen dhe jam gati të shkoj atje kur do të më thërrasin. Unë kam qenë në Shqipëri dhe kjo është e garantuar.Dëshmitari kyç: Nuk kam lidhje fare me atë çështje. Avokatët e mi do bëjnë publike provat që ka në shkresën e prokurorisë. Është e vërtetë që kanë pasur një takim shumë i vonshëm më shumë se 1 vit e një vit e ca më parë, sepse babai im është 85 vjec dhe ecë me të drejtën zakonore. Babai im i është përgjigjur atyre në të drejtën zakonore. Sa i takon të tjerave unë jam gati ti përgjigjem.Sa i takon interpolit, jam kthyer më 22 shkurt nga Amerika e Veriut kam udhëtuar nëpërmjet shteteve Shengen dhe nuk kam pasur asnjë lloj problemi me drejtësinë as këtu as në shtetet shengen"Ora 12: 15 Avokatet: Mos miratoni autorizimin Avokatët i kërkuan deputetëve të mos miratojnë autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku duke akuzuar prokurorinë se është anashkaluar me dashje. “ Nëse paraqitet qoftë dhe një provë të procedimit të transferimit penal prokuroria ka detyrim ligjor të regjistrojë këtë cështje” Po kështu për avokatët nuk ekziston mundësia e ikjes, pasi në kushtet kur ka një arrest shtëpia, kjo sfumohet.S’ka pasur prova. Çështja është në gjykatë dhe nuk kemi pasur pozitë proceduriale dhe nuk jemi vënë në dijeniNë orën 12:00 deputeti Mark Frroku ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij.Kjo është është kërkesën e dytë Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku, por kësaj herë për llogari të drejtësisë belge, pasi deputeti akuzohet për një vrasje të një shqiptari në Belgjikë në vitin 1999.Me kërkesë së dy avokatëve të Mark Frrokut, Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj ditën e dielë, u vendos që në seancën e sotme të Këshillit të Mandateve do të jetë i pranishëm edhe vetë deputeti Frroku, i cili prej tre ditësh ndodhet i izoluar në shtëpi, pas masës “arrest shtepie”, caktuar nga Gjykata e Lartë për kallëzim të rremë.Të martën pritet që Këshilli i Mandateve të hartoje relacionin për kristiandemokratin Mark Frroku dhe sikundër deri tani palët kanë deklaruar se nuk do pengojnë drejtësinë, pritet që në Parlament të votohet sërish për për heqjen e imunitetit të deputetit Mark Frroku duke pranuar kërkesën e Prokurorisë për autorizim për arrestimin e tij.Belgjika kërkon arrestimin e deputetit, i dënuar në shkallën e parë në këtë shtet me 10 vjet heqje lirie për vrasjen në vitin 1999 të Aleksandër Kurtit.Autor, sipas autoriteteve belge është deputeti Frroku, që në Belgjikë njihej me emrin Besnik Morina. [caption id="attachment_486679" align="alignnone" width="640"]
Mark Frroku duke hyre ne kryesine e Kuvendit, per ne mbledhjen e Keshillit te Mandateve ku diskutohet autorizimi per arrestimin e tij, 31 mars 2015[/caption]